Categories Kulture

Aty ku edhe e kishte lënë amanet, Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit

Është përcjellë për në vendin ku do prehet përjetësisht, këngëtarja e njohur Nexmije Pagarusha dhe siç e kishte lënë edhe amanet, banesa e saj e re tashmë ndodhet në Pagarushë të Malishevës.

Ajo ndërroi jetë të premten në moshën 86-vjeçare ndërsa nderimet dhe homazhet iu bënë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të dielën dhe më pas një akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e saj. Në këtë ceremoni, morën pjesë politikanë e artistë nga vendi dhe rajoni, miq, të afërm dhe qytetarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse kombi ka humbur anëtaren më të dashur e më të çmuar, shkruan REL.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij tha se” kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”.

Pas kësaj ceremonie, kortezhi ka parakaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, në të cilin morën pjesë shumë qytetarë. Presidenti i Kosovës kishte shpallur të dielën (9 shkurt) ditë zie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME