Categories Kulture

“Burrat e shtetit këngën ma duan, por në spital nuk më gjejnë”, familjarët zbulojnë pjesë nga biseda e Lefter Çipës në ditët e lëngatave në spital

Poeti i mijëra vargjeve polifonike dhe i 18 librave me poezi, Lefter Çipa u nda nga jeta disa muaj më parë. Familjarët e tij në rrjetet sociale kanë ndarë një pjesë nga bisedat me poetin në ditën e lëngatave në spital në vitin e fundit të jetës. Çipa kur ndodhej në spital është shprehur se “burrat e shtetit”, këngën ja duan ndërsa në spital nuk i janë gjetur.

“Unë jam burrë me vlera, madje kam vlerë kombëtare. Ma dhanë, nuk e rrëmbeva. Po burrat e sotëm të shtetit, nuk janë nga ata. Këngën ma duan, po në spital nuk më gjejnë, se s’janë me fisnikërinë e shtetarit,” ka thënë poeti kur ishte në spital. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore ai ka folur për poezinë për fjalën nënë e baba.

Postimi i plotë: Pjesë bisedash me poetin Lefter Çipa, në ditët e lëngatave në spital në vitin e fundit të jetës, 2020.  -Fragmente- Pse ka pentagrami pesë viza e katër fusha?!

Brenda këtij pentagrami janë të gjithë rrathët e kuvendit të jetës së një njeriu: familja, mëhalla jote, mëhalla e gruas, e nënës dhe mëhalla e miqësisë. Shqipërisë i rrëmbyen edhe thërrimet e saj. Unë, vetëm i kam dhënë asaj.

Unë jam burrë me vlera, madje kam vlerë kombëtare. Ma dhanë, nuk e rrëmbeva.  Po burrat e sotëm të shtetit, nuk janë nga ata. Këngën ma duan, po në spital nuk më gjejnë, se s’janë me fisnikërinë e shtetarit.

Shtetarët e sotëm nuk para shkojne në spitale tek poetët. Unë kënaqem pa shpenzime të medha dhe vlerësoj dhe kush ma bën vizitën.

Bjermë pesë shokë labër dhe më ke dhënë kënaqësinë. Unë dua tingullin, fjalën, librin. As dashi s’më hyn në punë!…

Unë sallonet i kam parë para djemve të mi. Kam parë aq sa shikohesh në atë kohë. Të shikoje aq sa pashë. Mua më çoi vlera shtetërisht. Edhe në Francë poet u paraqita, se ata poetin e kanë të shenjtëruar. Jam i kënaqur shumë. Nëna është e dhembshur. Eshtë qelq i florinjtë me mjaltë brenda. Babai është tjetër: Eshtë mal edhe me borë, edhe me lule.

Kam pasur një nënë heroinë që i ngjan vetëm gruaja ime. Nuk ka poet që të bëjë këngën e babait.

Këngë për babanë nuk bëj dot. Për nënën bëj 700. Për heronjtë, trimat. Nuk bëj dot këngë për babanë, nuk ka bërë Driteroi, Xhevahiri, Kadareja…

Në letërsinë europiane poetët nuk kanë bërë dot këngë për babain. Naimi bëri këngë për vajzën, për gruan por, për babanë nuk ka këngë. Çajupi, ai është poeti i bukurisë së gruas së gjirit, por nuk ka këngë për babain e vet. Spitali i Traumës, Tiranë 2020 .Familja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME