Kulture

Busti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” në Maschito të Italisë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë dje në ceremoninë festive të 28 Nëntorit në komunitetin arbëresh në qytetin Maschito, në Itali.

Gjatë kësaj vizite ministri është shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Maschitos, Rossana Musacchio Adorisio.

Ministri i Shtetit për Diasporën në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi edhe një herë rëndësinë e të qenit të bashkuar nëpërmjet gjuhës dhe traditave shqiptare.
“Jemi shumë, të shpërndarë nëpër botë, kudo, në Australi, Amerikë, Alaskë, Ukrahinë, etj dhe është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mësojmë brezit të ri gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat e vendit tonë”, – tha Majko.

Ndërsa kryebashkiakja e Maschitos, theksoi edhe një herë krenarinë e këtij komunitetit për origjinën e tij shqiptare dhe lidhjen e fortë që ruajnë me figurën Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Aktiviteti më i rëndësishëm i kësaj vizite ishte inaugurimi i bustit të “Gjergj Kastriot Skënderbeut”, krijim i skulptorit shqiptar Vladimir Llakaj dhuruar komunitetit të Maschitos nga ministri i Shtetit për Diasporën.

Busti i vendosur në sheshin “San Francesco” do të jetë gjithmonë një shenjë krenarie për prejardhjen e këtij komunitetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close