Categories Kulture

Butrinti mes propozimeve në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”

Në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”, përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, morën pjesë në takimin teknik me partnerë të projekt propozimit MoNa “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”.

Takimi teknik u drejtua nga partneri lider i projektit “Qendra Europiane për monumentet bizantine dhe post-bizantine, Selanik” dhe në të morën pjesë partnerë të tjerë nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro.

Takimi u vijua me një konsultim teknik pranë Autoritetit Menaxhues të Programit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka propozuar si rast studimor qytetin antik të Butrintit, pasuri botërore.

Projekti është parashikuar të nisë zbatimin gjatë vitit 2019 dhe të vijojë për një periudhë 2-vjeçare./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME