Categories Kulture

Çfarë pinin ilirët? Birrë, verë dhe ujë mjaltë

Sipas dëshmive të historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara kolonizimit të Adriatikut nga fiset greke.

Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë.

Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën.

“Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit…

Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin”. – Theopompi.

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6,000 vjet dhe përshkruhen nga qytetërimi i lashtë i sumerëve.

Birra besohet se u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase me bazë elbin, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan./ZgjohuShqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME