Kulture

Ditëlindja e piktorit vlonjat Skënder Kamberi, urimi i Dritan Lelit

Nga Dritan Leli

Kur u takuam, pak ditë më parë, Dona, e bija e profesorit, Skënder Kamberit, na tha se shumë shpejt do të ishte ditëlindja e tij e 82-të. Sot është dita e tij! Marrëdhënien me figurat e ngjyrat e Kamberit e kam krijuar ende pa pasur asnjë mendim për artin, por përmes tij u rrita dhe kultivova vëmendjen ndaj pikturës. Ishte fat fqinjësia me të!

Atëherë nuk e kuptoja, as këtë e as rëndësinë e librave që huajta nga biblioteka e shtëpisë së tyre! Sot i jam mirënjohës, siç duhet t’i jetë jo vetëm Vlora, për kujtimet e karaktereve e shpirtit të qytetit që diti të përjetësojë nëpër dekada! Përmes veprës së Skënder Kamberit, qyteti dhe i gjithë vendi, është pasuruar me dëshmi për brezat që do të vijnë! Çfarë mund ta bëjë më të rëndësishëm njeriun?

Gëzuar Mjeshtër i Madh!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close