Categories Kulture

Dokumenti i rrallë, si u shpall Pavarësia në Vlorë më 28 Nëntor

Gazetari i mirenjohur i Zerit te Amerikes dhe njeheresh nje njohes i mire i historise shqiptare, Ilir Ikonomi ka botuar nje dokument te rralle qe fakton menyren se si u shpall Pavaresise me 28 Nentor 1912 ne Vlore. Ai publikon nje telegram qe eshte shkruar nga konsulli austriak i asaj kohe ne Vlore, i cili i dergohet ministrit te Jashtem, ku behej e ditur se Shqiperia shpalli pavaresine.

Gazetari Ikonomi e ka postuar kete dokument ne Facebook. Me poshte postimi i plote.

TELEGRAMI AUSTRIAK – SI U SHPALL PAVARËSIA NË VLORË

Po ju paraqes origjinalin e një telegrami të shtypur në makinë shkrimi që mendoj se është dokumenti i pakontestueshëm se si u shpall pavarësia në Vlorë në orën 4 pasdite të datës 28 nëntor 1912. E kam nxjerrë nga arkivi i pasur i Vjenës, një thesar për historinë shqiptare.

Telegrami prej 7 faqesh është shkruar nga konsulli austriak në Vlorë, Wenzel Lejhanec, dhe i dërgohet ministrit të jashtëm austriak për t’i dhënë lajmin se Ismail Qemali e ka shpallur Shqipërinë të pavarur.

Është një dokument i njohur nga historianët dhe i përkthyer prej kohësh në shqip, por duke patur parasysh saktësinë me të cilën austriakët regjistronin dhe raportonin gjithçka ndodhte në Shqipëri, mendoj se ky telegram është nënvlerësuar për nga rëndësia. Aq sa vitet e fundit kanë qarkulluar legjenda sikur pavarësia ka qenë shpallur jo në Vlorë, çka është një keqkuptim.

Në librin e tij me dokumente historike, Lef Nosi regjistron shpalljen e “pavarësive lokale”, duke filluar nga Tirana më 26 nëntor e në disa qytete të tjera, si Elbasani, Durrësi, Berati, Lushnja, Kavaja dhe Peqini, ngjarje që e elektrizuan atmosferën në favor të mëvetësisë.

Do të ishte naive që, nga telegramet në librin e Lef Nosit, të arrihej në përfundimin se pavarësia na qenka shpallur në Tiranë, Lushnje, Peqin, Durrës etj. Për ironi, vetë Lef Nosi, mbledhës i këtyre telegrameve, është njëri ndër ata që firmosën pavarësinë në Vlorë.

Duke lënë mënjanë shakatë, është vërtet për të ardhur keq që nuk kemi fotografi nga shpallja e pavarësisë në Vlorë. As edhe një. Prandaj telegrami që shihni këtu në formën e tij origjinale, na ndihmon të krijojmë një përfytyrim pak a shumë të saktë për këtë ngjarje, e cila padyshim meriton të quhet historike.

Ja disa pjesë nga telegrami:

“Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u mblodh në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e ish-kryetarit të bashkisë, Xhemil bej Vlora. Pas shqyrtimit e pranimit të mandateve të delegatëve, Kuvendi dëgjoi Ismail Qemal beun, i cili duke përshkruar shkurt situatën, theksoi nevojën e marrjes së një vendimi të shpejtë për ruajtjen e interesave të vendit.

Kuvendi vendosi njëzëri shpalljen e pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese.

Njëkohësisht, Ismail Qemal beu u zgjodh kryetar i qeverisë së përkohshme dhe u ngarkua me formimin e kabinetit, përkatësisht të komitetit ekzekutiv.

Sipas propozimit të Veli Efendiut nga Gjirokastra, imzot Kaçorri, famullitar i Durrësi, i cili kryesonte Asamblenë Kombëtare në krah të Ismail Qemalit, u miratua me brohoritje si zëvendës i tij.

Më pas, aty afër orës 4 pasdreke, tek dera e shtëpisë së Xhemil beut, u ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë, në një fushë të kuqe. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm.

Pastaj një turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Njerëzit qëndruan përpara konsullatës sonë dhe shpërthyen në brohoritje të stuhishme duke thirrur “Rroft Shqypënija” “Rroft Austrija”, thirrje që u shoqëruan me duartrokitje.

Unë falënderova kolonën nga dritarja, duke tundur kapelën dhe thirrur “Rroft Shqypënija”.

Pastaj kolona marshoi para konsullatës italiane, ku u bënë manifestime të ngjashme. Edhe konsulli De Facendis u shfaq në dritare dhe falënderoi duke thirrur tri herë “E viva l’Albania”.

Para nënkonsullatës ruse nuk u bë asnjë manifestim. Flitet se u dëgjuan vetëm disa thirrje aty-këtu: “Rroftë drejtësia”.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

gjurma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME