Categories Kulture

Elia Zaharia Zogu feston Krishtlindjet mes vogëlushëve (FOTO)

Aktorja Elia Zaharia ka mbledhur në pallatin mbretëror disa vogëlushë me rastin e festës së Krishtlindjeve. Ajo u ka lexuar fëmijëve pjesë nga libri i saj “Trëndafili i bardhë”, ku ka treguar historinë e mbretëreshës Geraldinë, nënës së bashkëshorit të tij Princ Leka.

Fëmijët të veshur në mënyrë festive me kapuçët e Babagjyshit janë argëtuar me Elian.

Më pas të gjithë janë kthyer në princesha dhe princa të vegjël me kurora.Në profilin e saj Elia ka ndarë momente nga festa me vogëlushët, të cilët kanë bërë edhe foto bashkë me Princin Leka. Kujtojmë që Elia e publikoi “Trëndafilin e bardhë” në Panairin e librit të këtij viti, i cili u prit shumë mirë nga të gjithë.

Nëpërmjet përrallës “Trëndafili i bardhë” autorja rrëfen kohën e artë të fëmijërisë së Geraldinës, vështirësitë në jetën e saj, pasionin për lulet e trëndafilat e bardhë, njohjen me mbretin Zog të shqiptarëve, ardhjen e saj në Shqipëri, martesën, e deri tek lindja e princit Lekë.

Së fundmi ajo do të promovojë librin në Prizren në datën 26 dhjetor, ku fton të gjithë qytetarët që të mos mungojnë. “Ku ka më bukur se të festosh mes fëmijëve të vegjël që e mbushën shtëpinë me dashuri dhe sollën gëzimin dhe magjinë në këto Krishtlindje“, ka shkruar Elia krahas fotove me fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME