Categories Kulture

Familja shqiptare që i dha 6 kryeministra Perandorisë Osmane

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane vetëm familja Qyprili i dha 6 kryeministra Perandorisë.

Në fejtonin për vezirët shqiptarë që kanë shërbyer në Perandorinë Osmane, një vend me rëndësi zë familja e njohur e Roshnikut të Beratit, e njohur si familja e Qyprillinjve. Fejtoni  për vezirët kokëprerë me origjinë shqiptare të kohës së Perandorisë Osmane ka të bëjë kryesisht me vezirët, të cilëve u është prerë koka, ndërsa vezirët  nga kjo familje, nuk pësuan fatin e bashkëvendësve të tyre. Ky shkrim i autorit Abedin Kaja ka për qëllim prezantimin e biografive të pesë vezirëve ndër më të mëdhenjtë e më të njohurit të Perandorisë Osmane, i shkruar me rastin e botimit të librit: “Dinastia e Qyprillinjve në Perandorinë Osmane” .

Dinastia e Qyprillinjve fillon me kryevezirin (kryeministër) e Perandorisë Osmane:

  1. Qyprilli Mehmet Pasha në vitet 1656-1661,

2 Qyprilli Fazil Ahmet Pasha (1661-1676),

  1. Qyprilli Kara Mustafa Pasha (1676-1683),
  2. Qyprilli Fazil Mustafa Pasha (1689-1691),
  3. Qyprilli Hysen Pasha (1698-1702),
  4. Qyprilli Numan Pasha (1710, dy muaj e tre ditë) dhe përfundon me

Fuad Qyprilli zëvendës-kryeministër, ministër Shteti dhe ministër i Jashtëm i Turqisë moderne.

Ndër të parët e kësaj familje me rol të rëndësishëm qeverisës është Qyprilli Mehmet Pasha (1656-1661). Veziri i madh, përuroi një periudhë qëndrueshmërie të qeverisjes, e cila u shoqërua me rivendosjen e prestigjit të Perandorisë Osmane në të gjitha fushat.

Fazil Qyprilli Pasha  njihet si mbrojtës i njërës prej figurave të njohura hebraike, Zabata Zevi, që në vitin 1666 e shpalli veten si Mesia i Ri. Dallohej më tepër edhe me dituri, bujari, urtësi, maturi. Ka lënë shumë pasuri të vlefshme (hajrate), si në Stamboll, ashtu edhe në Qyprilli.

Qyprilli Fazil Mustafa Pasha, ai ishte djali i Vezirit të parë Mehmet Qyprili dhe shërbeu 2 vjet e 3 muaj. Ishte djali i dytë i Mehmet Pashës dhe vëllai i Ahmet Mustafa Pashës.

Dr. Prof. Fuad Qyprilli, drejtues i Turqisë moderne. Fuad Qyprilli ishte njëri ndër të mëdhenjtë e familjes së famshme të Qyprillinjve. Mori edukim të zgjedhur. U tërhoq pas kulturës perëndimore, letërsisë otomane dhe asaj evropiane. Fliste disa gjuhë: turqisht, frëngjisht, greqisht, persisht dhe arabisht. Fuad Qyprilli ka qenë mik i Mustafa Qemalit (Ataturku).

Në fakt, kush më pak e kush më shumë, të gjithë Qyprillinjtë kanë hyrë në historinë e Perandorisë Otomane si ndërtues të mëdhenj. Ata kanë ndërtuar në fshatin e tyre dhe fshatrat përreth një xhami, ura, banja, një mulli të madh bloje çezma etj. Për shkak të zhvillimit ekonomik e kulturor, në kohën e tyre Roshniku kishte hyrë në zonë e zhvilluar dhe quhej kaza (qytezë).

Për t’u përmendur janë edhe ndërtimet e pamundura civile në mbarë perandorinë, si xhamitë, vakëfet, shkollat (këto të fundit, sidomos në kohën e Ahmet Fadil Qyprilliut), tregjet, etj, shumë nga të cilat mbajnë ende emrin e Qyprillinjve. Që me ngjitjen e Ahmet Pashës në kreun e ekzekutivit, familja e Qyprillinjve u vendos në Kostandinopojë, në shtëpinë (pallatin) e Qyprillinjve, që gjendet pikërisht në buzë të Bosforit.

Pranë pallatit, që ekziston dhe sot e kësaj dite, gjendet edhe biblioteka e Qyprillinjve, e cila mbetet akoma një ndër bibliotekat më të famshme të Stambollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME