Categories Kulture

Festivali i Filmit në Kanë këtë herë vetëm me një mini-edicion simbolik

Festivali i Filmit në Kanë, i cili nuk mundi të zhvillohej në pranverë për shkak të krizës shëndetësore, do të mbajë një edicion të jashtëzakonshëm të vogël në fund të tetorit, me shfaqjen e katër filmave nga zgjedhja zyrtare “Cannes 2020”. Ky mini-festival do të hapet në Pallatin e Festivaleve me “Un triomphe” nga Emmanuel Courcol me Kad Merad, në prani të ekipit të filmit dhe do të përfundojë me “Les Deux Alfred” nga Bruno Podalydès, në prani të regjisores dhe aktores kryesore, Sandrine Kiberlain.

“Juria, përbërja e së cilës do të zbulohet së shpejti, do të japë “Palmën e Artë” për filmat me metrazh të shkurtër dhe çmimet “Cinéfondation” për talentet e reja”, theksuan organizatorët në një deklaratë.

Duke mos arritur të mbahej si çdo vit në maj, Festivali i Kanës u dorëzua duke botuar vetëm një listë me 56 filma që ishin pjesë e zgjedhjes zyrtare të tij 2020. Në Kanë, festivali më prestigjioz i filmit shpreson të rifillojë ecurinë e tij normale vitin e ardhshëm dhe të mbahet nga 11 deri më 22 maj, për edicionin e tij të 74-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME