Categories Kulture

Flamingot lozonjarë, spektakël natyror në Zvërnec

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujore, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri.

Popullimi i lagunave së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike.

Laguna e Nartës është quajtur dhe “Shtëpia e Flamingove” për vetë pozicionin gjeografik dhe thellësinë e ujit.

Shpendë lozonjarë, flamingot dhurojnë spektaklin e tyre natyror dhe gjatë këtij muaji për turistët vendas dhe të huaj. Këto shpendë janë kthyer tashmë në habitatin e tyre natyror në lagunën e Nartës, kjo falë dhe moratoriumit të gjuetisë, i cili përherë e më shumë po shton faunën në zonat turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi publikon pamje të flamingove në Zvërnec, duke u shprehur se “shpendët dimërues të ujit në lagunën e Nartës, janë një atraksion i shtuar për turistët e pasionuar pas vëzhgimit të zogjve”.

“Efektet e moratoriumit, dëshmuar edhe nga shifrat në rritje të censit të fundit të shpendëve, po i kthejnë ligatinat shqiptare në destinacione turistike të faunës së pasur e natyrës së bukur”, thekson Klosi.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Kjo lagunë shërben si vend ushqimi edhe për Pelikanin kaçurrel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME