Categories Kulture

Flamingot në parkun Divjakë- Karavasta destinacion i bukur për fundjavën

Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë “pushtuar” lagunën e vogël në pjesën jugore të parkut Divjakë-Karavasta, të njohur me emrin Godulla e Ushtarit.

Flamingot e reja popullojnë këtë zonë të qetë ku në censusin e një viti më parë u numëruan 9 mijë shpendë ujorë.

Zogjtë lozonjarë tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, herët në fillim dite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se “vitet e fundit është është shënuar një trefishim i numrit të shpendëve ujorë në zonën e parkut”.

“Përveç suksesit të moratoriumit të gjuetisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po përmbyll takimet me grupet e interesit për rishikimin e përditësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e faunës së egër, duke synuar mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie në mënyrë të qëndrueshme”, nënvizon ai.

Klosi shton se “për të gjithë të pasionuarit pas natyrës, kundrimi i shpendëve të shumtë në lagunat e vendit është një alternativë e bukur për fundjavën”.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2 – 3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave, të cilat kanë përmbajtje të lartë karoteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME