Categories Kulture

FOTO/ Berat, kthim në identitet banesës së familjes Xhindole në lagjen “Mangalem”

Në qytetin e Beratit ka përfunduar restaurimi i banesës së familjes Xhindole në lagjen “Mangalem”. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtar Berat bën të ditur se “ndërhyrja u krye në bashkëpunim me Chwb Albania dhe konsistoi në zëvendësimin dhe trajtimin e elementëve të drurit të tavanit të strehës së çatisë dhe riparimin e suvasë së dëmtuar të fasadës”.

Sipas DRKK, punonjësit kryen një punë delikatë për restaurimin e çatisë, pasi kërkonte konservimin e elementëve drusorë, të cilët ishin më pak të dëmtuar. Ato u zëvendësuan me elementë të tjerë sipas modelit tradicional të banesave karakteristike. Pjesë e punës restauruese ishte edhe riparimi i suvasë së dëmtuar dhe trajtimi me vaj lini të elementëve të drurit. Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit. Një hijeshi të veçantë arkitekturës së lagjes “Mangalem” i jep edhe prezenca e radhës së dyqaneve në rreshtin e parë, aty ku aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznese të ndryshme të qendrës historike të qytetit. Në shumicën e literaturës turistike për vetë kompozimin arkitekturor të ansamblit të Mangalemit, Berati cilësohet ndryshe edhe si “qyteti i një mbi një dritareve”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME