Kulture

FOTO\ ‘Kënga e detit’ Michele Zarrillo në Vlorë

Koncertin ku luajti në piano e kitarë sot në Vlorë, Michele Zarrillo, nuk e quajti ‘Kënga e detit’ vetëm për shkak të përmasës poetike e emocionit që i ka dhënë deti krijimtarisë së tij të disa dekadave, por se ka qenë deti që nuk e ka matur ndonjëherë distancën mes Vlorës e Italisë, edhe kur njeriu vendosi kufij. Të pranishëm në sallë dhe kryebashkiaku Dritan Leli dhe personalitete të tjerë.

Prej detit dhe përmes detit Vlora iu gëzua sot madhështisë së Elefantit dhe përhumbjes ëndërrimtare të Fluturës. Konsullata Italiane zgjodhi që koncerti të ishte në Teatrin Petro Marko, pa e njohur të tërën, lirinë me të cilën kemi jetuar, kur dëgjonim Zarrillon të shkëlqente në Sanremo, prandaj edhe ishin kaq shumë njerëz që prisnin të hynin, për të parë në sy mendimet që ëndërronin symbyllur.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: