Categories Kulture

FOTO/ Muzeut Etnografik i Kavajës merr statusin Monument Kulture i Kategorisë I

Me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore dhe veçanërisht sot, në 29 Shtator që shënon “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” bashkia e Kavajës ka sjellë në vëmendje Muzeun Etnografik të Kavajës, i kompletuar në vitin 1971, ku u ndërtua në një ndërtesë me një hajat, të restauruar, tipi i së cilës ishte i përhapur gjerësisht nga shekulli i 18-të.

Përmbajtja e muzeut është e përqendruar në tre aspekte. Së pari, stili arkitekturor i ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë; së dyti, struktura sistematike e oxhakut, e dhomës së gjumit dhe e dhomës së miqve dhe së treti, fondi i përgjithshëm etnografik. Bashkia e Kavajës ka informuar se pas restaurimit të plotë të ndërtesës, Muzeut të ri të formuar i jepet statusi i Monumentit të Kulturës të Kategorisë I.

“Muzeu është një vlerë e trashëguar kulturore për qytetin e Kavajës, prandaj, ne të gjithë, jo vetëm duhet ta ruajmë dhe çmojmë trashëgiminë kulturore por edhe duhet të kujdesemi për të duke përcjellë vlerat e saj në çdo brez”, bën të ditur bashkia e Kavajës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME