Categories Kulture

FOTO/Teatri i Operas dhe Baletit atmosferë magjike në sheshin “Skënderbej”

Nën moton: “Opera u përket të gjithëve, jo vetëm elitës”, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çeli sezonin e ri artistik mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”.Pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet që kanë përbërë produksionet dhe njëherësh premierat kryesore në dy vitet e fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan për artdashësit kryeqytetas.Aria e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexsopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja e njohur Kamela Islamaj në fillim të koncertit bënë për vete qytetarë të shumtë të cilët ndoqën këtë event të veçantë të Operas dhe Baletit.

‘Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot”  u ngjitë  në skenë tenori Armaldo Kllogjeri dhe  këngëtari i njohur i rokut Eugent Bueshpepa.Nuk munguan arie nga“Carmen” e më tej, arie nga “Berberi i Seviljes”, ‘Il Trovatore”, “Turandot”, “La Traviata”, opereta “Lakuriqi i Natës”.  Ndërsa, orchestra nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi qëndronte në skenën e improvizuar në shesh gjatë gjithë kohës, përpos këngëtarëve shoqëroi me pjesë klasike edhe trupa e baletit, që riktheu në atmosferën e “Arrëthyesit” me vallen spanjolle, kineze, arabe dhe ruse.“Grand Gala Opera Opening Countdoen” do të vijoi edhe mbrëmjen e të shtunës me “Opera-Folk” ku do të prezantoj jo vetëm repertor klasik, por edhe këngë nga muzika e traditës së lehtë dhe asaj botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME