Kulture

FOTO-VIDEO \ Artistët vlonjatë jetëzohen në librin me titull “Parodistët e Vlorës” \ Në promovimin e librit të Ergys Alushit

Jeta dhe vepra e 4 paroditëve të Vlorës tashmë ka një libër. Në promovimin e librit të Ergys Alushit me titull “Parodistët e Vlorës” të pranishmit vlerësuan të gjithë veprimtarinë e tyre, ndërsa parodistët thanë se ky botim flet shumë mirë për artin vlonjat.

Parodistët e Vlorës gjithmonë kanë mbledhur pas vetes nje publik të gjerë, por ktë herë kanë bërë bashkë dashamirësit e tyre për të librin ku është shklruar jeta dhe vepra e tyre.

Gazetari dhe publicist Ergys Alushi ka botuar librin e tij me titull “Parodistët e Vlorës”, duke  jetëzuar ndër vite artin e 4 artistëve vlonjat.

Peng për autorin është mungesa e Muhamet Likos.

“Në librin që kam botuar kam një brengë që nuk është Meti, me të cilin kemi thurrur shumë plane, e kishim shumë ide për librin, por Meti është gjithmonë midis nesh dhe e sotmja është një volerësim dhe mirënjohje për Metin”, tha autori.

Dy prej artistëve Agron Hamo dhe Afrim Agalliu shprehin emoconet duke u sprehur se ky është edhe kulmiikarrierës së tyre. Atë që është shkruar në libër thonë se më shumë i përket artit në vlorë se sa atyre.

“Ndjejmë një kenaqësi dhe emocion të jashtëzakonshëm. Falënderojmë nga zemra Ergysin që ndërmori këtë iniciativë, ju dua shumë dhe në jetë përdorni vetëm vitaminën D – dashuri! Dashuri ju uroj me gjithë shpirt”, u shpreh aktori i humorit Agron Hamo.

“Libri i cili titullohet “Parodistët e Vlorës” flet vërtetë për parodistët e Vlorës, por pjesa më e madhe e këtij libri është historia mbi 70 vjeçare e trupës profesioniste të qytetit të Vlorës”, u shpreh aktori Afrim Agalliu.

Kolegët vlerësuan artistët  për cdo  gjë që i kanë dhënë artit dhe shqiptarëve.

“Unë kisha për të thënë se rrallë do të përsëriten shokët e tyre të qytetit të Vlorës”, u shpreh aktorja e humorit shkodran Zyliha Miloti.

“Në paroditë e tyre të përcjella natyrisht përmes muzikës, kanë futur këngë të të gjitha trevave të Shqipërisë”, u shpreh arstisti tjetër i Shkodrës, Besnik Qinari.

“Kam kaluar kaq bukur sot, se janë kaq shumë kujtime por lotët i kam të shpirtit”, u shpreh aktorja Rita Lati.

Agron Hamo, Afrim Agalliu, Mane Lumani  dhe  Muhamet Liko u vlerësuan nga kolegët e tyre për cfarë kanë dhënë për vlorën dhe Shqipërinë.

Gjatë ceremonisë për promovimin e librit, parodistët e vlorës nuk kursyen as batutat.Nga Edi Ruçi

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close