fbpx
Kulture

Fotografia e botuar në revistën e Vjenës “Das interessante Blatt” më 1912 , për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Ish-i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, uroi sot festën e Pavarësisë  me një fakt interesant të botuar nga revista e ilustruar e Vjenës “Das interessante Blatt” në faqen e parë të saj më 30 nëntor 1912 për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Revista e ilustruar e Vjenës “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912, ka botuar një pikturë të bukur, sipas një skice dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28  nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemali i rrethuar nga kleri fetar dhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshëndetur me entuziazëm nga vlonjatët”, shprehet Ukshini. “Legjenda e fotos është kjo: “I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thotë Ukshini

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button