Categories Kulture

FOTO\U Përurua në Bashkinë e Vlorës libri i shkrimtares hebreo-vlonjate, Leli: Anna Kohen, zgjodhi të veçonte, si më farfuritësen e ndjenjave të një fëmije, Lulen e Vlorës

Kryebashkiaku i Vlorës ka përuruar para dy ditesh në bashki librin e shkrimtares hebreo-vlonjate Anna Kohen, e cila i ka vendosur emrin që e thërrisnin vendasit.

Ajo është strehuar për vite me radhë në Vrenezë, aty ku është pritur nga vlonjatët, të cilët e thërrisnin Lulja e Vlorës.

Në Facebook, Leli shkruan se Anna Kohen nuk e kishte të lehtë të dilte nga rutina e jetës që ndërtoi në Amerikë dhe se sot jo vetëm nipërve e mbesave por të gjithë shqiptarëve, u ka plotësuar me ngjarje të jetuara një nga historitë më përfaqësuese të Vlorës, bashkëjetesën e vlonjatëve me hebrenjtë.

Postimi i kryebashkiakut Dritan Leli:

Nga të gjitha kujtimet që jetoi, ngado që udhëtoi, nga trishtimet e gëzimet, hebreo vlonjatja Anna Kohen, zgjodhi të veçonte, si më farfuritësen e ndjenjave të një fëmije, Lulen e Vlorës.

Nuk i është shlyer nga kujtesa dashamirësia me të cilën vlonjatët e Vrenezit, ku qendroi për vite me familjen, e thërrisnin Lulja e Vlorës. Prandaj i vuri këtë titull librit të saj. Sot, bashkë me miqtë e Annes, të familjarëve të saj, e përuruam në bashki.

Qytetarja e Nderit të Vlorës i mbajti për vete, në dekada, përjetimet e ngjarjet e kohës kur u rrit. Nuk e kishte të lehtë të dilte nga rutina e jetës që ndërtoi në Amerikë. Sot, jo vetëm nipërve e mbesave, por të gjithë shqiptarëve, u ka plotësuar me ngjarje të jetuara një nga historitë më përfaqësuese të Vlorës, bashkëjetesën e vlonjatëve me hebrenjtë.

Faleminderit Anna, dëshmitë dhe emocionet e tua do t’i japin dritë Muzeut Hebraik të Vlorës.

F

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME