Categories Kulture

Gjirokastra me një vepër të re arti

Gjirokastra ka një vepër të re të arti të skulptorit të njohur Mumtaz Dhrami. U prezantua në kuadër të 15 vjetorit të pranimit të trashëgimisë shqiptare të isopolifornisë nga UNESCO, si dhe me rastin e festës kombëtare të pavarësisë.

“Me shumë dëshirë dhe dashuri u angazhua dhe solli këtë vepër artistike të derdhur në bronz.” Basorelievi i skulptorit të popullit dhe nderi i kombit është vendosur në murin e memorialit të UNESCO-s në lulishten e bredhave në sheshin e Çerçizit nga ku i flet turistëve që do ta vizitojë.

“Nëpërmjet saj ai merr këtë mesazh të madh që tempulli i madh i kulturës botërore UNESCO ka pranuar në gjirin e vet dhe ka vënë në mbrojtje këtë qytet kaq të bukur.” Qyteti i gurtë iu bashkua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, për vlerat e mëdha që ofron arkitektura e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME