Categories Kulture

Greg Rama rikthehet me ekspoziten “Ex Nihilo”, instalacioni vjen me ide nga abstrakti i asgjësë

Pas dy vitesh artisti Greg Rama rikthehet për publikun me ekspozitën “Ex Nihilo”, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB).

Ekspozita e veçantë sjell për publikun prekjen e tij artistike bashkëkohore, ku frymëzimi dhe ideja për një instalacion vjen nga abstrakti i asgjësë, pasi nga latinishtja “Ex Nihilo” do të thotë “nga asgjëja”.Instalacioni abstrakt i konceptuar me vetëm dy elementë: një fije bari dhe një bulëz uji trajtojnë në thelb gjërat që duken të thjeshta, por që ruajnë një rëndësi të veçantë. Fija e barit simbolizon jetën dhe energjinë, ndërsa bulëza e ujit qëndron mbi të është simbol i pastërtisë shpirtërore. Instalacioni për artistin vjen si një prekje e përditshmërisë sonë, ku harrojmë të shijojmë gjërat e thjeshta, por që kanë një rëndësi të madhe në jetë tonë. Mënyra e perceptimit të tij ka ardhur si ndikim i marrëdhënieve me prindërit e tij artistë, Edi Rama dhe Matilda Makoci, por nuk përjashtohet as ngjarja tragjike e tërmetit të 26 nëntorit.

Ekspozita e Greg Ramës u ndoq nga shumë artdashës ndër të cilët edhe kryeministri Edi Rama, i cili admiroi punën e të birit së bashku me bashkëshorten e tij. Ekspozita “Ex Nihilo” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 15 mars në galerinë FAB.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME