Categories Kulture

Henry, shqiptari 12-vjeçar që luan në serialet më popullore në botë!

Henry është një djalë shqiptar vetëm 12 vjeç, me të cilin të gjithë duhet të mburremi.

Ai zotëron shumë talente, duke filluar që nga arti dhe muzika, modelingu, reklamat dhe aktrimi.

Henry Lile sot është një aktor i njohur, mbase jo për ne shqiptarët, por bota e njeh atë, sepse ka luajtur në filma e seriale të populluara, si Nameless, The Good Fight, Riviera apo Jellyfish.

Mamaja e tij, Mirela Lile, është një artdashëse që gjithmonë kishte dashur që fëmijët e saj, përpos edukimit, të zbulonin talentin e tyre.

Pasi ajo ishte njohur me Alfredin, bashkëshortin e saj, pas martese ishin larguar në Itali. Atje u bënë me dy fëmijë. E para që erdhi ne jetë ishte vajza, Almida, që sot është 15 vjeç dhe më pas Henry që është 12 vjeç.

Qëndrimi i tyre në Itali nuk zgjati shumë vite. Ata zbuluan se vajza ishte e jashtëzakonshme në muzikë, dhe vendi ku jetonin nuk ishte i mjaftueshëm që ajo të zhvillonte talentin e saj për t’i rënë violinës, me të cilën kishte fituar shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me lindjen e Henryt, ishte e njëta gjë. Ai binte violincelit.

Ndërsa kur ishte dy vjeç, Henry së bashku me motrën, Almidën, filluan të bënin modeling për Calvin Klein, Grazielle, Iceberg, Pinco Pallina etj.

Pas 10 vjetësh, plot punë dhe mund, familja Lile u largua në Londër, për mundësi të reja, që e ardhmja e fëmijëve të ishte akoma më e mirë. Vajza u regjistrua në Royal College of Music, Henry vazhdoi me sete fotografike dhe reklama, ndërsa Londra u bë shtëpia e tyre më e re.

Pas gati një viti e gjysmë në Londër, Henryt i ofruan rolin e dytë kryesor në filmin Nameless, duke luajtur krah aktorëve të njohur si David Frampton, John Rhys- Davis etj.

Pas këtij filmi, dyert e tij të suksesit u hapën. Henry vijoi me tej me filma me metrazh të shkurtër si; Jay, The light that reflect in the shadows, The game, The hunting etj. Më pas dhe në seriale televizive si: The Royals, Ganstchester, Riviera (që është shfaqur dhe në Shqipëri).

Dhe pse është aktor dhe koha e tij është pothuajse e gjitha punë, duke udhëtuar në shumë vende të botës dhe duke xhiruar, kjo nuk e pengon Henryn, të lërë pas mësimet apo të vazhdojë të praktikën me talentet e tjera që zotëron.

Ai është nxënësi më i mirë në të gjithë shkollën, gjithmonë me rezultate të larta në mësime. Flet, shkruan dhe lexon shumë mirë shqip, anglisht dhe italisht, ndërsa po mëson të flasë spanjisht, latinisht dhe frëngjisht. Henry i bie violinës, violonçelit dhe pianos.

Tashmë po ndjek pasionin e tij, ëndrrën e tij, për qenë një ditë aktor i madh i kinematografisë.

Ai thotë gjithmonë se, është krenar që është shqiptar dhe se lumturohet kur mediat, dhe pse ai ka lindur në Itali, shkruajnë se është shqiptar.

“Jam krenar që jam shqiptar,dhe shpresoj që në të ardhmen dhe shqiptarët të ndihen krenarë për mua”, thotë Henry për dritare.net. Por, sigurisht, ne jemi kranarë për të, sepse ai është një shqiptar i vogël i mrekullueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME