Categories Kulture

“Homazh”/ Safet Butka, ktheu në prioritet mbarëkombëtar arsimin e Shqipërisë së viteve ‘30

Kryeministri Edi rama përkujtoi sot përmes rubrikës “Homazh” , Safet Butkën, i cili ndikoi që arsimi të kthehej në Shqipërinë e viteve ‘30, në një prioritet mbarëkombëtar.

“Safet Butka nuk mund kurrësesi të harrohet dhe vepra atdhetare e iluministe e tij, kurrësesi nuk mund të mos vlerësohet. Siç kishte luftuar trimërisht në aq e aq beteja babai i Safetit, Saliu, po aq trimërisht luftoi, derisa hoqi dorë nga kjo jetë edhe i biri, Safeti, më 19 shtator të vitit 1943. Vdekja e tij sa tragjike, po aq sa edhe simbolike nuk tronditi vetëm lëvizjen nacionaliste, por edhe me dhjetra partizanë të Nacional-Çlirimtares, të cilët në gjimnazet e ndryshëm të vendit ku pat dhënë mësim, e kishin pasur mësues e udhëheqës shpirtëror”, tha Rama.

“Shqiptari shqiptarit, vetëm vëllazëri dhe përparim të përbashkët duhet t’i mbrothësojë. Kjo ishte bindja për të cilën edhe në fund e shkriu vetë jetën e tij Safet Butka. Asokohe për djalërinë, t’i përngjasoje Profesorit ishte kthyer në një ambicje, në një qëllim në vetvete, ndërsa motoja e tij, “T’i jepet mësimit trajta e lodrës, shkollës forma e familjes dhe mësuesit roli i prindit”, ishte e mishëruar në shembullin e tij”, shtoi ai.

Rama u shpreh se “Profesor Safeti u formua në Linz e në Grac, për mësuesi e filozofi dhe dha mësim duke shënjuar formimin e disa brezave, nga Korça në Vlorë e nga Gjirokastra në Tiranë”.

“Nuk mëkoi vetëm lëndë mësimore e didaktike pedagogjike, por shëndoshi mendjet dhe karakteret e nxënësve dhe trupës pedagogjike, nëpërmjet shembullit të njeriut që në beben e syrit ka barazinë e aksesit në dije dhe mirëqënie të të gjithëve, meritokracinë dhe drejtësinë në trajtim të çdo anëtari të stafit, organizimin në struktura sindikale për të mbrojtur të drejtat e mësuesve dhe pedagogeve. Me përpjekjet e tij dhe falë emrit familjar që diti ta mbajë me nder, por edhe me shumë autoritet, Safeti ndikoi që arsimi të kthehej në Shqipërinë e viteve ‘30, në një prioritet mbarëkombëtar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “si inspektor i arsimit nuk u kthye kurrë në censor të kulturës dhe fjalës së lirë”. “Përkundrazi, i promovoi sa mundi këto parakushte të të drejtave themelore. Kur, më 30 shtator 1938, Safet Butka u lëviz nga kjo detyrë për t’u emëruar drejtor i gjimnazit shtetëror të Tiranës, nxënësve të atëhershem iu duk se zunë Perendinë me dorë. Së bashku organizuan qëndresën e parë kundër pushtimit, më 7 prill 1939, duke mbledhur armë dhe municione. Fashistet e larguan paskëtaj në Shkodër Safetin, prej ku e pezulluan nga detyra dhe e internuan në Ventottene, për shkak të veprimtarisë së spikatur antifashiste”, tha ai.

Rama tha se “deri më 19 shtator 1943, veprimtaria e tij në shërbim të kombit dhe djalërisë do të zhvillohet fuqishëm, sikundër fuqishëm do të perceptohet prej tij rreziku i një paslufte tragjike”. “Sa mundi, ai iu bë pengesë skenareve katastrofike të perçarjes e vëllavrasjes. Atëherë kur e kuptoi që skena e luftës do të shndërrohej pashmangshmërisht në një skenë asgjësimi për pushtet, burrërrisht dhe ndershmërisht, e uli me dorën e tij siparin e jetës dhe mbylli sytë me Shqipërinë një dhe të pandarë në mendje”, tha Rama.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME