Kulture

“Humor i vaksinuar” “Parodistat e Vlorës” shfaqja më e re e Estradës…!

Erdhi shfaqja më e re e Estradës…! Po i jepet dora e fundit, numrit më të ri të estradës…! Po i bëhen ato “ysmetet” e fundit që produksioni të marrë formën e duhur të një premiere të denjë, alla made in “Parodistat e Vlorës” !

“Humor i vaksinuar” është titulluar, pasi edhe idea e forma e tillë është konceptuar, si një e tërë me bosht, pra me “imunitet” të lartë…!

Me vend veprimin në sheshin ndërmjet pallateve të banimit e ku protagonistë janë vetë artistët banorë. Të gjithë bashkë nga fëmijët tek pleqtë janë personazhet realë të kësaj rezidence, me profesionet, me hallet, me huqet, me talentet, me argëtimet dhe me situatat plot humor…!

Kohë karantine kaluam, kohë pandemie jetojmë e kohë me ndryshime me risi e të panjohura po përjetojmë, ndaj hajde ta jetojmë, thonë banorët artistë, pa panik me pak kujdes e me shumë argëtim…!

“Humor i Vaksinuar” është shfaqja më e re e Estradës së Vlorës, që starton të premten në sallën e ” Petro Markos”, me libret të Afrim Agalliut, Genc Demirajt dhe Agron Hamos.

Me regji të Afrim Agalliut dhe asistencë të Genc Demiraj. Muzikë të Artur Dhamos. Skenografi të Drini Shehut e koreografi të Anxhela Kapllanit.

Me këngëtarë aktorë dhe aktorë këngëtarë…! Ku Ludmilla e Viktori nuk i lënë gjë mangut lojës me Afrimin, Agronin, Matildën e Lavdien, ku Genti, Albi dhe Landi harmonizohen mrekullisht në tërësinë e lojës ansambël së bashku me Rovenën e Drinin …!

Po a duhet humbur… ?! Është premiera më e re në këtë fundvit të 2021- shit…! Nga e Premtja dt. 17 Dhjetor, e në vazhdim ora 18.00, në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: