Kulture

“Jetët private” në tetarin Petro Marko në Vlorë për këtë sezon turistik

Pas 15 muajsh të vështirë pandemie tetari Petro Marko në Vlorë ka hapur dyert për këtë sezon turistik . Ditën e premte në skenën e teatrit do të performohet loja brilante e aktorëve të konfirmuar por edhe atyre të rinj e të talentuar, në komedinë romantike “Jetët private” të autorit anglez Noel COËARD.

Vepër kjo ku skenat janë të ndërthurura për t’a mbajtur spektatorin të tërhequr dhe këtë e bëjnë më së miri aktoret Artan Islami, Matilda Avduli, Margent Caushaj e Loredana Gjeçi nën regjinë e Eljona Thomaraj!

Me muzikën e Artur Dhamo dhe skenografit të mirnjohur Drini Shehu! Ditën e sotme aktorët e kësaj trupe u janë drejtuar qytetarëve vlonjatë që ditën e premte mos të mungojne, të shijojnë një mbrëmje ndryshe në qytetin tonë .

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: