Kulture

Klosi në qytetin antik të Dimalit: Kthehet në atraksion turistik

Qyteti antik që daton 2800 vite para erës sonë dhe për ta kthyer atë në një atraksion turistik, ishte qëllimi i një takimi të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Urën Vajgurore. Qyteti i lashtë i Dimalit bëri bashkë në takim ministrin Klosi me përfaqësues të bashkisë, prefekturës e Monumenteve të Kulturës, arkeologë dhe specialistë të fushës. Teksa u shpreh se është bërë shumë pak për trashëgiminë kulturore, Klosi nxiti që këto destinacione të zbulohen dhe investohen për t’u shndërruar në një atraksion turistik për qytetin e Urës-Vajgurore. Klosi i kërkoi bashkisë të hartojë një projekt në mënyrë që të mundësohet ndërhyrja e plotë për ta rijetëzuar qytetin antik.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button