Categories Kulture

KOZMA NUSHI- HEROI MARTIR QË SFIDOI V DEKJEN DUKE SHKRUAJTUR ME GJA KUN E TIJ, FJALËN «LIRI».

Nga Pirro Fotiadhi.

Kozma NUSHI- HEROI MARTIR QË SFIDOI VDEKJEN DUKE SHKRUAJTUR ME GJAKUN E TIJ, FJALËN «LIRI». Me rastin e 75-vjetorit të ekzekutimit makabër të Κοzma Nushit, në kampet naziste të Mat’hauzenit Prolog……. Imperativi, synimet ,përpjekjet dhe sakrificat që me vetëdije kapërcejnë hapësirat e flijimit,në thelb përbëjnë shtysa dhe motivim madhor për sfidën e fitimit të Lirisë,të cilat ngjizen dhe burojnë nga ndjenjat tepër të zjarrta dhe tejet të fuqishme të atdhedashurisë. Me bindje dhe besimin e patundur se do të përballeshin me një luftë të pamëshirshme dhe krejtësisht të pabarabartë, me vizionin dhe frymëzimin hyjnor se LIRIA se është Tejekzistenciale, një domosdoshmëri bazike e shoqërisë dhe mbi gjithçka për ekzistencën, kohezionin dhe progresin e përgjithshëm social-shoqëror,nuk ishin të paktë ata bij të denjë,që në thellësinë e shpirtit të tyre,ishin të vendosur për t’u matur me cilëndo barrierë apo pengesë që privonte këtë Ideal dhe imperativ madhor. Ky impenjim jetik për Lirinë e Shenjtë,mbizotëronte edhe tek figura dhe personaliteti i vunjotasit sypatrembur,trimit guximtar,Kozma Nushi.

Jeta dhe vepra ….. Kozma Nushi, ishte gëzimi i parë familjar si pinjoll, i atdhetarit të shquar nga Vunoi, Sokrat Nushit,erdhi në jetë në Vunoin e Himarës më 15 qershor të vitit 1909, por pasur parasysh varfërinë e tejskajshme që mbizotëronte edhe në Krahinën e Bregdetit në startin e viteve 1900, familja e tij,u imponua të emigronte në Francë, duke u vendosur me vendbanim në Sent-Etien, për të siguruar jetesën si krahë pune në minierat e qymyrit në rajonin e Lionit dhe atë të Firminit.Ati i tij,Sokrat Nushi,si shumica e bashkëkohësve djelmosha himariotë,ishte përballur me emigracionin qysh në moshë të re,fillimisht në Argjentinën e largët.Kësisoj,vitet e brishta të fëmijërisë Kozma Nushi i kalon në Desinë të Lionit, me reminishenca të theksuara të qytetërimit europian,ku pasi starton shkollën fillore,në vijimësi ndjek Liceun në Nicë,një prej shkollave më prestigjioze të kohës,ku përpos njohurive mbi historinë e revolucionit francez, për Bonapartin,ai u përball me krijimtarinë e spikatur të një sërë poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj klasikë dhe emërdëgjuar francezë.

Kësisoj,Liceun e Nicës,e përfundon në pranverën e vitit 1926 me rezultate të larta. Për një periudhë kohore, i ngjizur dhe rritur me indiciet e një qytetari perëndimor, për të siguruar mbijetesën, Kozma Nushit, iu desh të angazhohet dhe punojë si punëtor tekstili në Lion. Me përfundimin e shkollës së mesme,Kozmai rishtaz kthehet në vendlindjen e tij,në Vuno. Në vijimësinë e viteve 30-të, rishtaz Kozma Nushi,largohet nga vendlindja dhe starton studimet Universitare pranë Fakultetit të Biokimisë, në Zvicër, të cilat për arsye financiare nuk mundi t’i përfundonte.

Vatra familjare e Sokrat Nushit në Desinë të Francës,ku u rrit dhe brumos me pikëpamjet më përparimtare të kohës si Kozma Nushi, po ashtu edhe vëllezërit e tij,Gogo dhe Ksenofon, si edhe motrat Shano e Lilo,veçonte në atë periudhë kohore si një prej bazave tepër të rëndësishme,ku përpos kalitjes së gjeneratave të luftëtarëve shqiptarë të spikatur për Liri, që jetonin dhe punonin në Francë,nisën të botoheshin gazetat antifashiste si «SAZANI» dhe «POPULLI», të cilat shpërndaheshin tek shqiptarët emigrantë dhe njëherazi silleshin ilegalisht edhe në Shqipëri.

Nga portat e vatrës së Nushajve në Sent-Etien,duhet përmendur fakti,se u nisën shumë luftëtarë për në Luftën e Spanjës.Në këtë kontekst,lipset të nënvizohet fakti se Lioni,në atë periudhë kohore, veçonte si një qendër e madhe punëtore, madje Bashkia e këtij qyteti, dominohej totalisht nga ana e radikalsocialistëve me Lidership, Eduard Herionë,një figurë e njohur dhe personalitet politik francez në harkun e viteve 1872-1957.

Duke iu referuar dokumentave të asaj periudhe kohore,shohim se në harkun e viteve 1934-38, Kozma Nushi,së bashku me vëllain e tij,Gogon dhe një sërë elementësh të tjerë me pikëpamje revolucionarë,si Halim Xhelo, Ali Kelmendi, Kahreman Ylli, Qamil Çela, duke u inkuadruar dhe spikatur si anëtarët më aktivë të Partisë Komuniste të Francës,u përfshinë energjikisht në lëvizjen antifashiste në Francë, e cila realisht u shndërrua në një shkollë frymëzuese, idetë e të cilës ata në vijimësi i sjellin në Tiranë. Lajmi i hidhur i pushtimit të Shqipërisë nga ana e Italisë fashiste,i imponon të vendosin si familje,që të kthehen në Tiranë,duke u vendosur të banojnë diku pranë urës së Lanës. Tanimë edhe në kryeqytetin shqiptar,Vatra e thjeshtë e Nushajve ose siç e quanin ndryshe,e famshmja «Baraka e Nushajve»,me kthimin e Kozma Nushit në Shqipëri në Tetor të vitit 1941, shërben dhe ishte si një prej vatrave dhe strehëzave më aktive dhe të zjarrta të Lëvizjes Antifashiste, ku hynin e dilnin ilegalë dhe luftëtarë si Qemal Stafa, Ymer Dishnica,Vojo Kushi, Misto Mame, Shefqet Musaraj e një sërë bashkëpatriotë vunjotas. Kozma Nushi u kthye në Atdhe dhe qysh në ditët e para të qëndrimit në Shqipëri,aderon si anëtar i Grupit Komunist të Korçës. Me Krijimin e Partisë,Kozma Nushi, ndonëse për të siguruar jetesën punonte në ngarkim-shkarkim,zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Tiranën dhe më vonë si Sekretar organizativ i tij.

Personalisht,Kozma Nushi, spikaste si një figurë serioze dhe tepër i përgatitur në aspektin ideologjik.Në vijimësi,Kozmai merr pjesë në Maj të vitit 1943,në Konferencën e Labinotit, ku edhe zgjidhet si Sekretar Politik i Qarkorit të Durrësit. Kjo periudhë përkon dhe konsiston me momentet kur gjerësisht tek populli dhe qytetarët e thjeshtë,po përhapeshin gjerësisht ideja e Lirisë dhe Çlirimit dhe pikërisht kur imperativi i Luftës Antifashiste Çlirimtare kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit po rritej dhe përhapej gjithandej dita-ditës. Përpos angazhimeve madhore politike,Kozma Nushi në jetën e përditshme,ishte një njeri shpirtëror dhe tepër sentimental me një pasion dhe dashuri krejt të veçantë për këngët lirike polifonike të Himarës.

Kurrësesi nuk mund të anashkalohet fakti se në vijimësinë e harkut kohor të viteve1923-1926, personalisht Kozmai,edhe pse 14 vjeçar, me një këmbëngulje admiruese,grumbulloi dhe dorëshkroi në një bllok të veçantë,afro 100 këngë patriotike me 4000 vargje dhe strofa,krijime që lidheshin eskluzivisht me vendlindjen e tij,Vunoin dhe Himarën. Falë bukurive magjike dhe natyrës krejt të veçantë me një bukuri të papërsëritshme të brigjeve të bregdetit të Jalit, Dhërmiut,Himarës dhe Qeparoit,Kozma Nushi ndihej i frymëzuar dhe i entuziazmuar. Kozma Nushi spikaste duke kënduar me një përkushtim dhe emocion krejt të veçantë këngët polifonike himariote,duke i përjetuar me pathos e në intermexot e saj,e kishte si zakon e thërriste,Iso mor djema,iso zëkumbuese kërkon kjo melodi magjike.Prej këtij detaji,Kozma Nushit,në ato vite të vështira të Luftës, iu vendos pseudonimi «Iso».

Kozma Nushi ,sypatremburi mendjemprehtë,konspiratorit admirues,në thellësi të shpirtit të tij,fshihte dëshirën për të thurrur vargje e krijuar këngë,ashtu sikundër fiksonte në celuloid,imazhe bukurie që e impresionin dhe e tërhiqnin. Kozma Nushi, ato vite të zjarrta të jetës dhe veprimtarisë së tij,ishte një figurë konsekuente dhe njeri fjalëkursyer,tepër i matur, shumë i prerë dhe njëherazi tepër i rreptë dhe i gatshëm në do moment të përballej e luftonte me cilindo pushtues apo tradhtar, që i rrezikonte dhe privonte Lirinë, aq shumë të dëshiruar. Kozma Nushi,për shkak të veprimtarisë intensive antifashiste, patriotike dhe luftës së tij energjike për liri kundër okupatorëve, në vjeshtën e vitit 1943, arrestohet nga ana e Gestapo-s, së bashku me disa antifashistë të tjerë dhe pas torturave çnjerëzore, ata të gjithë,vendosin t’i internojnë në kampin e përqëndrimit të Zemunit pranë Beogradit. Në muajin Shtator 1944, Kozma Nushi,izolohet dhe mbyllet në kampin shfarosës famëkeq të Mathauzenit, ku fatkeqësisht, më 23 Janar 1945,kontroversët të pamëshirshëm gjermanë, paçka moshës së tij të re, pasi e përballën me 82 faza të shkallëve të tortures, e linçuan mizorisht,e ekzekutojnë duke e djegur në krematorium.

I pari himariot martir që viktimizohet nga kriminelët nazistë.Lajmin e hidhur për vdekjen e Kozma Nushit,e solli në Shqipëri, e fejuara e tij franceze në muajin Mars 1945, kurse lidhur me këtë ngjarje makabre, shoku i tij i afërt,Dr. Ymer Dishnica, shkruajti një Nekrologji e cila u botua në faqet e gazetës «Bashkimi». Kozma Nushi, në periudhën e pasluftës, nderohet me titullin e lartë «Hero i Popullit» dhe në qytetin e Durrësit u vendos një bust me portretin e tij.Por që fatkeqësisht në ditët e sotme nuk ekziston,si pasojë e makabritetit të psikologjisë social-shoqërore,që fatkeqësisht dominon në shoqërinë aktuale shqiptare. Epilog….. Admirimi madhështia na mbisundon teksa ndeshemi dhe shfletojmë analet e historisë së një populli të vogël në aspektin numerik,por që asnjëherë nuk ngurroi të ndeshej dhe dyluftonte për Lirinë dhe dinjitetin kombëtar Gjithë brezat e Luftëtarëve Antifashistë,në shpirtrat e të cilëve përvëlonte flaka e Lirisë,me sakrificat e sublime e të panumërta,me luftën e tyre vetëmohuese Antifashiste, shpëtuan Atdheun nga kthetrat e pushtuesve duke rikthyer Lirinë e shumëpritur. Ideali ndriçues dhe ndjenja gjithnjë e ndezur e impaktit të mbrojtjes së Shenjtërisë së Lirisë, ishin shtysa dhe motivimi jo vetëm për Kozma Nushin,por për një gjeneratë dhe brez idealistësh që rrëmbyen armët dhe u vetëflijuan në emër të Lirisë.

Sa gjak u desh të derdhej për të mundësuar fitoren e mëvehtësisë dhe Lirisë! Kozma Nushi, Martiri i Lirisë,himarioti mendjemprehtë,trimi si rrallëkush,i ngjizur me një edukatë dhe formim perëndimor, në rrugëtimin e tij të shkurtër jetësor,rrezatonte dhe dëshmonte një personalitet që spikaste besim,guxim dhe maturi. Krenarë si askush tjetër Vunoi dhe Himara,që pinjollë dhe pjella e saj, ajka e përzgjedhur me moshë në lulëzimin e rinisë së tyre,zgalemë të Penës dhe të Dyfekut,siç ishte edhe Kozma Nushi, me moton «Liri ose Vdekje» u vetësakrifikuan dhe vetëflijuan për Kauzën sublime të Çlirimit dhe Lirisë.

Kozma Nushi,Luftëtari dhe Intelektuali me qasje perëndimore, ishte dhe do të mbetet simboli i kauzës së sacrificës, një simbol i Madhështisë së vetëflijimit, të trimërisë dhe guximit të pashoq dhe patriotizmit të flaktë. Shpesh here edhe vetë shprehjet apo fjalët,kurrësesi nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar detaje të tilla heroizmi, por ato thjesht formatojnë momente homazhi, përulësie,mirënjohjeje dhe respekti për përmasat e një Heroi që tanimë i përket Panteonit të lavdishëm të Heronjve të Kombit. Imperativi madhor dhe detyrimi i ynë si bashkëkohës,konsiston në përpjekjet për të mbajtur të gjallë shembullin,heroizmin,memorien për gjithë ata bij që me gjakun dhe rininë e tyre, luftuan për Idealet e Larta,për të Drejtat,Barazinë,për Atdheun dhe prosperitetin, për integritetin territorial,duke çimentuar themelet e Lirisë. Nderim dhe lavdi heronjve që u vetëflijuan dhe ranë në betejat legjendare të mbrojtjes së Lirisë së Shenjtë. Athinë,23.01.2020

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME