Categories Kulture

Kur muzika ndryshon gjithcka! Cila lindi e para? Muzika apo gjuha? Si u shpik muzika?

Kur muzika ndryshon gjithcka!

Cila lindi e para? Muzika apo gjuha?

Ka nje teori sipas te ciles gjuha evoloi si nje nenpjese e muzikes. Kerkues dhe autore si Daniel Levitin, Ian Cross, Silvia Bencivello, Michael Thaut, dhe David Huron sfidojne pikepamjet tona te rolit te muzikes si nje adaptim evolutiv. Ata kane sugjeruar – dhe kane dhene material provues- per teorine sipas te ciles muzika nuk eshte nje produkt i panevojshem, por eshte nje element themelor per funksionimin e trurit tone.

Le te marrim ne analize disa fakte te caktuara:

  • Truri njerezor modern u krijua rreth 50,000 deri ne 100.000 vite me pare.
  • Ka prova arekologjike, vizatime shpellash, arme artistike, skulptura qe datojne rreth 70.000 vite me pare.
  • Instrumenti me i vjeter i muzikes eshte nje flaut prej kocke i 40.000 viteve me pare, u zbulua ne Gjermani vetem pak vite me pare. Nuk duhet shume per te menduar qe kenga lindi me pare sesa melodia e eres qe sot trajtohet si tingull muzikor. Keto zbulime arkeologjike mbeshtesin idene se aktiviteti artistik dhe krijimtaria muzikore ishin pjese e jetes se paraardhesve tane nderkohe qe truri i sotem modern ishte duke u zhvilluar.
  • Nje tipar i evolucionit eshte ” mbijetesa e me te pershtatshmit”, gjenet e atyre qe jetuan me gjate dhe u riprodhuan ishin ata qe u transmetuan me pas. Dhe ata qe mbijetuan ishin ata qe ishin te zotet ne zgjidhjen e problemeve.
  • Ata gjeten menyra per te mbjetuar dimrit dhe per te evituar tigrat e ndryshem. Te qenit krijues ndihmon ne zgjidhjen e problemeve, qe ne shembullin tone con ne idene se kane qene mendjet krijuese qe u percollen tek ne nga paraardhesit tane.
  • Zhvillimi evolutiv shpesh konsiderohet si pasqyre per zhvillimin femijeror. Te kenduarit, te kercyerit dhe loja jane menyra te rendesishme nepermjet e cilave femijet mesojne aftesite koognitive, gjuhesore, sociale dhe emocionale. Ndoshta nepermjet kenges dhe kercimit te paret tane zhvilluan aftesite e tyre koognitive, gjuhesore, sociale dhe emocionale. Keto jane disa ide, prova dhe teori te cilat konsiderohen ndihmese ne shpjegimin dhe qellimin per evolimin e muzikes. Por mund te kete edhe nje teori tjeter, si pjese e nje pazelli, nje pjese teorike gjithesesi. Kerkues ne Universitetin Rice Shepherd school of music dhe universitetin e Maryland po teorizojne se, kur vjen puna te muzika, gjuha dhe evolucioni ne i kemi kuptuar gjerat mbrapsht.

Muzika nuk lindi si rezultat i emergjences dhe zhvillimit gjuhesor. Muzika ishte e para, pjesa e gjuhes erdhi me vone. Duke mbledhur prova nga zhvillimi foshnjor, mesimi i gjuhes, dhe njohuria muzikore, autoret kaneeskploruar rolet dhe nderveprimin ndermjet muzikes dhe gjuhes. Kjo i coi ata ne hipotezen qe gjuha mendohet te jete nje lloj i vecante muzike. Muzika u zhvillua me pare dhe prodhoi themelet – nga evolimi dhe qendrimi zhvillimor per perftimin e gjuhes.

Kur vjen puna te roli adaptues dhe qellimi i muzikes, kemi ende shume per te mesuar. Provat nuk jane ende shume te forta ne kete pike, por indiciet vijojne te dalin ne siperfaqe duke kontribuar qe ne te kuptojme rolin e asaj qe quhet muzike ne jeten tone. Nese jeni te interesuar per me teper ju ftojme te ndiqni ne vijim te gjitha emisionet ” Kur Muzika Ndryshon Gjithcka” si dhe te gjitha materialet qe do te ndajme me ju gjate tyre.

Si u shpik muzika?

Nje pergjigje mesjetare

A keni menduar ndonjehere si eshte shpikur muzika? Mesa duket edhe nejrezit ne mesjete kane menduar te njejten pyetje dhe kane dhene edhe disa pergjigje interesante. Mesjeta pa nje interes te rinovuar per muzike, e stile te reja te cilat nisen te formoheshin dhe krjimin e notave muzikore qe ne perdorim ende sot. Ne manastire dhe universitete, muzika studiohej dhe keshtu shume pune mbijetuan qe nga periudha te lashta si ato qe ekzaminojne mekaniken e te kenduarit dhe sesi te perfeksionojme disa tinguj te ndryshem.

Pune te tilla jane marre gjithashtu me historine e muzikes, dhe nje pyetje te cilen ata jane perpjekur ti pergjigjen eshte: se si muzika u krijua dhe kush duhet te kete meriten per krjimin e saj? Duke kerkuar pergjigje shkrimtaret mesjetare iu drejtuan burimeve biblike, ashtu si Mitologjise Greke e romake dhe legjendave perkatese.

Ata artikuluan disa pergjigje te ndryshme, perfshire kreditimin e nje shpikje te tille, nje personazhi nga Libri i Gjenezes te quajtur Jubal, i cili thuhej se luante ne flaut ose amphion,bir i Zeusit,i cili mori si dhurate Liren. Nje tregim popullor i mesjetes,i jep autorsine e krijimit te muzikes Filozofit Grek Pitagores. Ne vepren Introductorium Musicae, i shkruar ne gjysmen e pare te shek te XV nga Johannes Keck, shpjegon:

“ Ai, thote, qe rastesisht duke kaluar nga nje oficine u degjuan tingujt e kater cekiceve qe punonin , nje tingull pesesh( Diapente), katersh ( diatessaron) dhe nje oktave ne proporcionin e tingujve te tyre. Por ne dyshim nese ishte rastesi ky propocion tingujsh apo varej nga forca e goditjes se kraheve qe po punonin, vete ai, dha intstruksione qe ata te goditnin serish duke nderruar cekanet. Pastaj pavaresisht nderrimit te cekaneve, perpjestimi i tingujve mbeti i njejti per te gjithe. Keshtu zbuloi ne menyren e tij qe tingulli varej nga pesha e cekicit jo nga forca e ushtruar mbi te”. Nje shpjegim i ndryshem eshte dhene ne shek. e XIII, ne manualin Summa Musice, ku autori perpiqet te perdore etimologjine e fjaleve per te gjurmuar origjinen e muzikes: “Disa thone qe “musica” eshte ekuivalente e “ moysica”nga “moys”, qe do te thote uje, sepse bie shi, ose uje i cdo lloji tjeter mbi cdo lloj siperfaqeje- si mbi cati, mbi gure, mbi toke, mbi uje, mbi anije, mbi gjethet e pemeve- uji prodhon tingull te ndryshem, dhe ne lashtesi thuhet qe kane prodhuar muziken duke bashkuar te gjithe keto tinguj sebashku”.

Nderkohe, Florentous de Faxolis, nje muzikant dhe prift italian, ka ofruar kete legjende antike per te ndihmuar ne shpjegimin e shpikjes se instrumentave me tela: “Raportohet prej disave qe ne nje rast te caktuar Nili doli nga shtrati i tij me shume se zakonisht, keshtu tokat perreth tij u mbuluan; pas terheqjes peshq te panumert vuajten dhe u zhduken e ngordhen duke mbetur pa uje neper fushat perreth dhe kjo ndodhi ne kohen kur Merkuri kishte gjetur rrugen e tij permes reres dhe gjeti nje guace ne te cilen nje peshk kishte hedhur tashme rrenje; thuhet qe Merkuri mori guacken e gjetur dhe nuk gjeti tjeter brenda saj vec fijet e rrenjeve te peshkut qe kishte qene ne te; thuhet qe ai nisi ti prekte ato nje nga nje dhe keshtu u be i pari qe zbuloi tetraakordin.

Eshte e drejte te themi se autoret mesjetare kuptuan, se gjithe keto histori dhe legjenda donin te thonin vetem qe ata nuk do ta zbulonin kurre me te vertete origjinen e muzikes. Ndoshta shume prej tyre ndanin te njejtin kenveshtrim te shprehur ne Summa Musice: “Persa i perket gjithe kesaj, me Aristotelin themi se, fillimet e te gjitha arteve,dhe duke vepruar ne nisjen e tyre, ishin mizore dhe mizerabel, cdo inovator i mepasshem shtoi nje gje te re. Ne kete menyre nderthurja e nje burimi final, i zgjeruar nga nje rrjedhe e madhe ujrash, mund te transformohet ne nje lume qe transporton anije, sic thote Mose, qe Jubal ishte i pari, nga emri i tecilit nxjerrim fjalen “Iublus” dhe “juballare”, dhe qe te tjere me pas kane shtuar te tjera gjera si ne muzike dhe cdo art dhe keshtu me teper cdo here, derisa kemi mberritur ne momentin aktual.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME