Categories Kulture

Lamtumire dhe mire u takofshim ne ate bote , o MIKU yne i mire Petrit Menaj!

Madhesia e dijes tende Babi Petrit Menaj dhe thjeshtesia e zemres tende lindi aq shume miq… Ne familjarisht nuk mund te qendrojme indiferente ndaj cdo mesazhi qe na drejtohet kundrejt gjeneral Petrit Menaj per kete humbje te parakohshme. Ju falënderojme te gjitheve dhe po percjellim nje mesazh prekes nga aktiviteti i Tij i fundit, ku edhe e nderuan, ne Sazan nga miku Sadik Sinani. P R O M O V I M I I DASHUR SHOKU dhe MIKU YNE P E T R I T Ne 22Tetor, pa marre parasysh rrezikun nga Covidi , u mblodhem per dy evente , pervjetorin e clirimit te Sazanit , por mbi te gjitha per promovimin e librit tuaj me te fundit SAZANI PARAROJA QE S’FJETI.

E mbajte fjalen si burrat , punove me shume sforco per ta bere promovimin ne kete date te rendesi shme. Pas atij udhetimi disi i lodhshem per moshen tone , na mblodhe te lokali ne Lungo Mare , duke patur per karshi Sazanin . Sigurisht qe Ju ishit me i gezuari , pasi po i “qerasje ” shoket me nje ” MENY ” te vecante , me copeza kujtimesh te shkruara aq bukur dhe me ndjenja , duke na rikthyer edhe nje here ne vitet e bukura te rinise tone , ku sejcilin e kishje vendosur ne pozicion e dikurshme ” luftarak “…. Pershendetjet tona ishin te pamjaftueshme per te vleresuar sa dhe si duhet jeten dhe karieren tende deri te grada GJENERAL , grade jo e ardhur nga katedra , por direkt nga fronti i luftes te vertete , qe bere se bashku me vellezrit e tu shqipetare .

Ishje nder te paret dhe te paket oficera shqiptar ne ate lufte ku jeta dhe vdekja ndahej ne fije te perit . Si PETRIT qe te kishte bere nena dhe si PATRIOT i vertet ja dole me dijet e tua si oficer , me trimerine dhe zgjuarsine e Labit .Ajo lufte la tek Ju gjurme te thella , aq sa kur flisje per te dukej sikur ishje shqiptar nga Maqedonia dhe jo nga Drashovca e Vlores . Me te drejte na kishe harruar emrat , pasi kishim mbi tridhjete vjet pa u pare , por kur flisje per UCK-n Kosove & Maqedoni , nuk te pushonte goja duke i permendur nje per nje shoket e vrare dhe ata te gjalle .

Ngado qe e vertisje biseden per luften ne cdo cast te dilte perpara Ali Ahmeti , qe me plote te drejte e quaje burre patriot , i izgjuar , i luftes dhe i beses , e vije ne radhen e kryetrimave shqiptare.. Tetembedhjete dite para ndarjes nga jeta , ne as qe mund t’na shkonte ne mendje se ajo do te ishte edhe DREKA e parako hshme e lamtumires, ndaj dhe shkoi me se miri . Ndoshta ky gezim i madh Ju coi para kohe drejt vdekjes . Na pershendete nje per nje si ben i zoti i dasmes kur marton djalin e vetem . Ju dhe Ne nuk e dinim se po takoheshim per here te fundit. . .Sa here qe bisedonim ishje shume i preokupuar per ceshtjen Shqiptare dhe ne vecanti per ate Maqedonase e Kosovare , ndaj dhe more rugen nga Vlora dhe shkove drejt frontit te luftes . Shume kritik ishe dhe per politikanet ne Tirane sa here qe ata gabonin .

Dje me bere nje “privilegj ” , por pa e ditur se ne po pinim kafen e fundit , ku tema e bisedes kalonte sa ne Maqedoni dhe ne Shqiperi dhe te projekti per librin e ri qe sapo kishe filluar te shkruaje , per vendlindjen Tende . Fantazija jote kishte mare udhe , doje qe promovimin e tij ta beje te Monumenti madheshtor i fshatit tend , ne diten qe do inagurohej rruga e re e Lumit te Vlores dhe pas kesaj , shoket dhe bashkeluftetaret e Tu te Sazanit dhe te UCK te Kosoves & Maqedonise do ti coje per nje dreke ne Qeparo , skenar shume i bukur….E lame per t’u degjuar ne darke , ku me konfirmove se duhet te meresha seriozisht me ca pune te mira ….Ketu dhe keshtu u ndame per here te fundit . . . .Por pa pritur zemra Juaj e bardhe dhe e tej lodhur nga jeta dhe lufta qe bere , pushoi se rrahuri . Ne shokeve te Tu kjo vdekje na ra si bombe .

Na erdhi shume keq Miku yne qe keto endera kaq te bukura i le ne mes te ruges kaq shpejt dhe fare pa pritur …..Ike ne nje kohe kur familja dhe vajzat qe i doje aq shume dhe nuk i hiqje nga goja te donin te ishje prane tyre me shume se kure.. , sidomos PEMIDA qe sot e perkujton BABIN me shume dashuri , me shume , shume mall ! Deshiren per P A Q E , per te cilen Ju punuat dhe luftuat aq shume e bere realitet per se gjalli , ndaj dhe Zoti do ta coje SHPIRTIN Tend te bardhe dhe te mire ne PARAJSE , atje ku ka VEND VETEM per TRIMAT e VERTETE , te PUNES , te PENES dhe te LUFTES .., kur ajo duhej.. Lamtumire dhe mire u takofshim ne ate bote , o MIKU yne i mire !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME