Categories Kulture

LE RADICAL (1914) / ESAT PASHA, BASHKË ME DELEGACIONIN SHQIPTAR, TEK PRINC VIDI NË NEUWIED (FJALIMET MES PALËVE)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Janar 2020

“Le Radical” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me fjalimet e Esat Pashë Toptanit dhe Princ Vidit në Newied, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Neuwied, 21 shkurt. – Qyteti është dekoruar me flamuj me rastin e ardhjes së Princit Vilhelm Vid.

Anëtarët e delegacionit shqiptar u përshëndetën në stacion e trenit nga gjenerali De Hepke, shambellan (administrator i pallatit mbretëror) i princit. Ata shkuan në kështjellë.

Esat Pasha përshëndeti princin dhe i shtrëngoi dorën. Ai më pas iu drejtua, në gjuhën shqipe, me fjalët e mëposhtme

 Zotëria im, Delegacioni, i të cilit jam president dhe që kam nderin t’i paraqes Madhërisë Suaj, erdhi këtu për t’ju kërkuar të pranoni kurorën dhe fronin e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, është i lumtur të përmbushë këtë mision, i cili iu besua nga e gjithë Shqipëria.

Shqiptarët pa përjashtim do të jenë gjithnjë besnikë të Madhërisë Suaj, vazhdimisht të gatshëm ta ndihmojnë në përpjekjet e tij për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhme të begatë dhe të lavdishme.

Rroftë Madhëria e Tij, Mbreti i Shqipërisë!

Princi u përgjigj : Shkëlqesi, Zotërinj, Unë kisha dëshirën e veçantë që një delegacion të vinte tek unë nga Shqipëria për të më përcjellë lutjen e popullit duke më kërkuar që të pranoja fronin e vendit të tyre. Fuqitë e mëdha, ndihma dashamirëse e të cilave ka siguruar ekzistencën e Shqipërisë si një shtet të pavarur, pasi më kanë caktuar si sovran të vendit tuaj, unë jam i lumtur t’ju them se pranoj fronin dhe se, princesha dhe unë do t’ju ndjekim në vendin tuaj që do të jetë atdheu ynë i ri.

Nuk e mora këtë vendim me zemër të lehtë; m’u deshën disa muaj kohë për ta deklaruar veten të gatshëm për të pranuar këtë fron. Vështirësitë e mëdha dhe përgjegjësia e lidhur me ta më frikësuan. Sidoqoftë, tani që kam marrë vendimin tim për këtë çështje, dua t’i përkas me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time atdheut tim të ri.

Pasi mbajti këtë fjalim, princi bërtiti në shqip: Rroftë Shqipëria!

Pas një bisede të shkurtër, figurat princërore dhe delegatët shkuan për darkë. Esat Pasha ngriti një dolli për nder të shtëpisë princërore të Vidit. Princi Frederik de Vid iu përgjigj me britmën : Rroftë Shqipëria!” Pas darkës, princat dhe delegatët shkuan në kështjellën e Monrepos. Shqiptarët nisen këtë mbrëmje, në orën 8, për në Waldenbourg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME