Categories Kulture

Lefteri Metkaj, “Nderi i qytetit të Vlorës” Nderohet mësuesja e gjuhës shqipe të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi

Në 18 Mars ora 11.00 në ambjentet e Pallatit Labëria, u organizua ceremonia e dhënies së vlerësimit “Mirënjohje e Qarkut Vlorë”, për zonjën LEFTERI METKAJ.

Me mbështetjen e Ambasadës shqiptare në Athinë dhe Bashkisë së Athinës, znj. Metkaj ishte e para mësuese shqiptare e cila themeloi shkollën shqipe në Athinë. Prej gjashtë vitesh ajo ka hapur tri shkolla shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë me përkushtim në cilësinë e mësimdhënies.

Duke u mbështetur në kontributin e zonjës Lefteri Metkaj, në përkushtimin e saj ndaj detyrës së mësuesit, në arsimin kombëtar dhe jashtë atdheut, me propozimin e tri shoqatave, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë,Ervis MOÇKA i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes me motivacion: “Për punë të shquar në arsimin kombëtar për afër katër dekada brënda dhe jashtë atdheut si mësuese e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe me fëmijët e emigrantëve në Greqi. E dalluar për veprimtari patriotike jashtë Atdheut”.

Në këtë ceremoni morën pjesë shumë intekektualë të qytetit të Vlorës, dashamirës, shkrimtarë, përfaqësues të shoqatave patriotike dhe kolegë të cilët vlerësuan veprimtarinë e znj. Metkaj.

Gjatë ceremonisë u lexuan dhe përshëndetjet për ceremoninë dhe vlerësimi për veprimtarinë e znj. Metkaj, që kishin dërguar ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME