Kulture

Libri etrusk i Zagrebit nga liri – Liber Linteus Zagrabiensis

Shkruan: Fahri XHARRA

Etruskishtja, zakonisht është parë si gjuhë e veçuar. Në shekullin e parë BC, historiani grek Dionysius
I Halicarnassusit vendosmerisht pohonte që etruskishtja ishte diçka tjetër nga ato që njiheshin (12 ), kurse Bonfante, një shkollar me famë në këtë fushë, argumentonte në vitin 1990 që” …. nuk i ngjanë asnjë gjuhe të Europës dhe më gjerë…” (4)

Sipas asaj që sot shkruhet , Etruskët e kishin civilizimin më misterioz në Itali e kjo nga se ende po zbulohen fakte e sidomos të sistemit të besimit të tyre . Sipas arkeologut Profesor Ingrid Edlund-Berry (The University of Texas at Austin USA), etruskët ishin populli më fetar i botës antike . Ata ishin një popull shumë i civilizuar , i kulturuar dhe i përparuar. ( Interesant , askund nuk ceket për etruskët që ishin popull pellazg fxh. Me qëllim ! ))

Gjuha etruske njihet nga tri burime : 1)nga një numër i vogël i shkrimeve të vjetra nga shkrimet klasike 2) prej mijëra shkrimeve të shkurtëra të shkruara në gurë, pllakëza guri , poçari dhe 3) nga një “libër “, Liber Linteus. Ky libër është i vetmi shkrim i gjatë në etruskisht i shkruar në “ fletë “ të lirit (sheet
of
linen ) copë pëlhure e lirit e cila përdorej për mbështjelljen e mumjeve në Egjyptin e vjetër.

“Gli Etruschi maestri di scrittura”- e thonë italianët që etruskët ishin mjeshtër të shkrimit.screenshot_1152

Në të gjitha kërkimet e mia për etrsukët dhe shkrimin e tyre pellazg , gjuhën e tyre që lexohet e kuptohet vetëm me gjuhën shqipe, askund nuk përmendet as Z. Mayani e as Nermin Vlora Falaschi, as që gjuha etruske lexohet vetëm me gjuhën shqipe. Kemi edhe këte: “Zbulimi i ri i një projekti gati 25 vjeçar në Toscana të Italisë nxori në dritë një tabletë të vjetër 2500 vjeçare me disa shkrime nga një gjuhë e humbur. Gjuha etruske vërtetë është e humbur , por lehtë e lexueshme me gjuhen e sotme shqipe. (Lexoni studimet e Zonjës Nermine Vlora -Falaschi , fxh ) ) Për Nermin Vlora Falaskin, është dhënë një emërtim :”Ndriçuese e qytetërimeve të vdekura”.Kërkuese e atyre qytetërimeve që kanë mbyllur sytë,qindra vjet më parë. Pra ishte kohë-gjurmuesja e jonë, e atyre qytetërimeve që tashmë po ringrihen me të dhëna e fakte,me dëshmi e gërmime,që kanë ekzistuar në themelinë e kësaj bote.

Të kalojmë në temën që e filluam “ Artifaktet e lashta zakonisht janë bër në diçka jetë-gjatë, të qëndrueshme dhe që i bën ballë kohës dhe motit, si guri, druri i trajtuar dhe së fundi edhe në li, sikur që është rasti i “Liber Linteus Zagrabiensis-it “ Si u gjet ky libër ?

Libri ishte gjetur ne vitin 1848 nga një zyrtar kroat në kohen e Austro-Hungarisë i cili ishte në vizitë zyrtare në Egjypt dhe në qytetin e Aleksandrisë, ai e bleu sarkofagun me mumjen e një femreje të re dhe e solli në në banesën e tij në Vjenë, ishte një suvenir nga udhëtimete tij. E dinte që është mumje dhe kur e hapi arkën e gjeti edhe librin për të cilin po flasim. Librin e ndau nga trupi i mujes,duke e ruajtur ndaras në një enë qelqi. Asgjë më shumë nuk dinte për te.

Pas vdekjes së tij , i vëllai solli mumjen dhe librin në Zagreb në vitin 1859, në Institutin shtetror të Kroacisë në Zagreb ( sot, Muzeu Arkeologjik i Zagrebit. Edhe sot e kësaj dite ruhen libri dhe mumja.
Studimet për “ Librin etrusk nga liri të Zagrebit” e kanë vërshuar botën shkencore të etruskëve dhe etruskologjisë ( shqiptarët as që e njofin këtë fakt ! )screenshot_1151

Kësaj rradhe vetëm pak fjalë për librin e shkruar në copëza pëlhureje nga liri, pra i shkruar në gjuhën etruske në fillim të shekullit të dytë para Kr. ( B.C).

Lexojeni këtë fjali : “In questi ultimi decenni tra gli etruscologi italiani si è fatto un gran parlare e discutere sul problema dei metodi da adoperare per affrontare lo studio della lingua etrusca, in ragione diretta del suo carattere di “lingua non comparabile con nessun’altra”. (5O ANNI DI STUDI SULLA LINGUA ETRUSCA IN ITALIA di Massimo Pittau ).

Pra, në studimet 50 vjeçare italiane është ardhur në përfundim që gjuha etruske është e pa krahasueshme me as një gjuhë tjetër (di “lingua non comparabile con nessun’altra’ )????????

Ç`është kjo hipokrizi shkencore e shkencës arkeologjike italiane, dhe e mbarë arkeologjisë europiane që nuk e “ gjejnë” gjuhën, të vërtetën e gjuhes shqipe ? Ah! t`ishin gjallë Zonja Nermin Vlora Fallsachi apo Zacharie Mayani ? Po ne, ku jemi sot ? A dimë diçka për etruskishten, a kemi ndonjë fondacion që merret me te? Jo ! Jo, pra !

“Nermine Vlora arriti disa përfundime te kënaqshme duke zbërthyer etruskishten me anë të shqipes, gjë që peshoi në studimet e linguistëve paleografë te huaj, por fatkeqësisht qe u nënvleftësua dhe keqtrajtua nga “shkencëtaret” shqiptare. Ajo mjerisht ka vdekur dhe për turp te institucioneve ta larta kulturore dhe shtetërore nuk u tha asgjë për te. Tash kohet e fundit ka fillue me u përmende. Ne kemi pasë miqësi familjare me te, dhe kemi bashkëpunuar për çështjet gjuhësore dhe arkeologjike ne lidhje me pellazget, si popull primar nga rrodhen popuj e qytetërime te tjera, se ai etrusk, qe u be shkaku i lidhjes gjuhësore shqipe, etruske, pellazgjishte, dhe fakt i prejardhjes se shqiptarve nga pellazget…”( nga Lek Pervizi )- Por sa mjafton kjo ?

( Të rikujtojmë :” (Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti.
Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin dhe Exhhlane Dobruna- Salihu ) .

Kush nga shqiptarët do na e lexon “Librin etruskt nga pëlhura e lirit” që gjëndet në Zagreb ?

Fahri Xharra,13.11.18
Gjakovë

Referencat
-Review of L.B. van der Meer, Liber Linteus Zagrabiensis
– IL LIBER LINTEUS DI ZAGABRIA- Francesca Pontani
-5O ANNI DI STUDI SULLA LINGUA ETRUSCA IN ITALIA di Massimo Pittau
– The Zagreb Mummy Script by Mel Capland
– Liber Linteus Mummified Language by Lucille Martin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close