Kulture

Luani i famshëm i Ujit të Ftohtë në Vlorë

E kujtoj me nostalgji qe ketu e 35 vjet me pare,ne moshen 5 vjecare kur shkova per here te pare te pija uje tek ky burim, qe ishte si pike referimi per gjithe zonen e Ujit te ftohte…

Kisha degjuar nga familjaret qe ne Vlore eshte nje luan qe nxjerr uje nga goja, dhe une me imagjinaten time femijnore thoja ne vetvete, po si vene ata ”kalamaqte” te pijne uje tek Luani, nuk kane frike se ai i shqyen dhe i ha, sic gjuante e hante ne savane zebrat apo antilopat qe shikoja neper dokumentaret me kafshe te egra ne televizor…

Me ate ngurimin dhe ndrojtjen femijnore ju afrova, disi me i qete,duke pare se perreth tij kishte shume ”xhaxh-a te medhenj” dhe Luani nuk i hante,dot kalamaqte, ai trupmadh dhe gjigand si me dukej ne ate moshe, i vendosur mbi nje piedestal te gurte dhe uji i ftohte qe buronte nga goja e tij…Pasi qe nuk e arrija dot tek koka e tij se ishte teper larte per mua ne ate moshe, filloja ngadale ngadale te perkedhelja dhe ledhatoja nga kembet nga bishti, per ta marre me te mire, qe ti tregoja se une une isha cun i mire dhe e kisha shume xhan, nuk isha djale i keq qe te me hante…

Me pas me ngadale hapa dy pellembet e duarve te mija ti mbushja me ujin e ftohte akull qe rridhte nga goja e tij, e shijova ate uje te mrekullueshem, qe te priste gjuhen si ”brisk” kurre ne jeten time nuk kisha shijuar uje kaq te ftohte, ishte dhe periudhe vere, sezoni i plazhit, me pas, pasi piva uje dhe u bera ”shok” me luanin, me ngriten lart dhe me hipen mbi kurrizin e tij,dhe une i lumtur i gezuar, hipa mbi luan, hipa mbi luan, por per fat te keq nuk kisha as aparat fotografik as celular me kamer, ne ato vite qe te fiksoja ate cast te paharruar per mua, ngeli gjithesesi ne kujtesen time shpirterore dhe ruhet i gjalle emocioni dhe sot e kesaj dite…

Sot duke bere xhiron e perditshme buze detit u ndala atje mu rikthye serish ai kujtim femijnor i 35 vjeteve me pare dhe e nxorra nje foto luanin e famshem, si per te ja kthyer borxhin e vjeter…Ka pare ky luan me qindra mijera, mbase dhe miliona njerez shqiptare dhe te huaj pergjate gjithe keto dekadave,ka shuajtur me bujari etjen e te gjithe atyre njerezve qe e kane vizituar nga afer…

Sinqerisht asnjehere nuk e kam kuptuar vendosjen kafshes se luanit si mjet burimor, cfare simbolike percillte kjo ne nje qytet bregdetar sic eshte Vlora, ku shume here me mire do te pershtatej Delfini, nje gjitar i mrekullushem detar qe ka lidhje te drejtperdrejte me ujin dhe eshte shume i dashur per te gjithe femijet…

Gjithashtu dhe ne vendlindjen time te shtrenjte ne Berat ekziston dhe atje burimi i kokes se luanit ne lagjen e famshme Mangalem, luani nje kafshe e kontinentit afrikan qe asnje lidhje nuk ka me Shqiperine vendosej shpesh neper arkitetktura urbane mbase per faktin se konsiderohet dhe ”mbreti i kafsheve” dhe me kete eshte dashur te jepet mesazhi i forces dhe sundimit mbi te tjeret..

Gjithesesi vitet kane kaluar dhe do kalojne dhe ky luan ashtu i heshtur e pa fjale do jete nje deshmi e gjalle e qytetit../Nga Eduart Nonaj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close