Categories Kulture

Lufta e Krimesë mbushi me lavdi kapedanin mirditor Bib Doda, frika e sulltanit

Ajo që e mbushi me lavdi Bibë Dodën, qe lufta Ruso-Turke, që u u quajt ndryshe, Lufta e Krimesë, në vitin 1854.

Bibë Doda nga Mirdita, në këtë luftë, mbajtën anën e aleatëve:Turqi, Angli, Francë dhe Piemonte. Me një qëndresë që i dalloi mirditasit mes gjithë të tjerëve, Mirdita fitoi një vend të lavdishëm në historinë Evropiane, nderimin e Perandorisë Otomane dhe simpatinë e Francës, e cila që atëherë e mbrapa mbajti nën mbrojtje Mirditën dhe prijësit e saj. Është koha kur Bib Doda dhe Mirdita arrijnë kulmin e lavdisë, brenda por dhe jashtë Perandorisë Osmane.

Dom Ndoc Nikaj një nga personalitet më të rëndësishëm të Kulturës dhe Historisë tonë kombëtare në dorëshkrimet e tij të përmbledhura në librin “Kujtime të një jete të kalueme”, përcjell për Bib Dod Pashën informacione tepër interesante:

“Në luftën që u ba në Sebastopull, Bib Doda  si kapidan i Mirditës ishte gjetë aty me trimni…Këtë pjesë historie, më ra ma vonë kur kjeshë i rritun, me e ndigjue me veshë të mij nga tata jem, qi aso kohe, kjo gjetë dhe ai në Sevastopull në shërbim të ushtrisë francezë. Mirdita që ishte kenë mbrapa me ushtritë turke n’atë ditë e pshtoj ushtrinë turko-frënge me një taktikë lufte të përdonun nga kapidani i tyne Bib Doda, i cili tu vërejt se rust vijshin tue afrue rreshtoi 4000 mirditasit e vet përballë rusëve me shpejtësi të rrufeshme urdhëroi:’Në shpinë mecë. U larguen njani pas tjetrit dhe të gjithë njiherë ranë në shpinë përdhe. Bataret e pushkëve të rusve kalonin përpjetë nuk mund t’i merrnin ato të shtrimë përtokë, ndërsa ato mbushën pushkët shtrimas në njënën bri dhe porsa ato çojshin kryet pushkatojshin ushtarët rusë që ishin në kambë. Kjo dredhi bëri që të binin në tokë rreth 4000 rusë. Pasi i eleminuan morën varkat dhe dolën në anën tjetër të Danubit, duke u pritur me brohori prej gjithë ushtrisë sikur mirditasit të ishin Sulltani i Stambollës dhe Napoleoni i Tretë i Francës”. Bib Doda e mirditasit patën nderime të veçanta. Sulltani e emëroi Bibë Dodë Pashën Princ  dhe qeveria turke e njoftoi Pashë e princ të Mirditës”.

Por Turqisë nuk i pëlqeu ky sukses i madh i Bibë Dodës, pasi ai, në fund të fundit, përfaqësonte një krahinë, që nuk i ishte bindur Turqisë dhe shpejt mund ta bënte Mirditën bërthamën e një shteti të pavarur shqiptar.

Gjithsesi për merita të veçanta në Luftën e Krimesë:, Bibë Dodës Turqia qe e detyruar t’i jepte titullin pashë. Ishte hera e parë që një titull të tillë ta merrte një katolik shqiptar. . Më vonë marrëdhëniet e Bibë Pashës, përkeqësohen në vijimësi.

Po pikërisht në këtë kohë Turqia përdori një dredhi. I hoqën mirditasve kostumin kombëtar dhe i dhanë urdhër të vishnin veshjen turke. Këtë gjë Bibë Doda quajti si fyerje të madhe dhe nuk e pranoi. Aq e madhe u bë ngjarja sa konsulli francez formoi një komision ndërkombëtar i përbërë nga konsulli francez, ipeshkvi i Lezhës si dhe përfaqësues të Qeverisë Turke.

Anëtarët e komisionit për të parandaluar krizën, u nisën për në Orosh, për të takuar Bib Dodë Pashën. U mblodhën në kuvend burrat e Mirditës dhe pasi morën garancitë prej Komisionit Ndërkombëtar, morën vendimin për pezullimin e çdo aksioni luftarak.

(Antologji historike, Gjet Ndoj)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME