Categories Kulture

Luiza Xhuvani, aktorja e ndjeshmërisë së lartë feston 57-vjetorin

Aktorja e mirënjohur shqiptare Luiza Xhuvani [Papadhanasi] lindi më 26 mars të vitit  1964 në qytetin e Sarandës dhe është një ndër aktoret e preferuara dhe të dashura të publikut shqiptar.

Xhuvani i përket atij brezi aktorësh që qenë pjesë e ndryshimit të madh si në artin ashtu edhe në mentalitetin shqiptar dhe këtë gjë e bëri duke dhënë kontribut të madh në artin dramatik si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Luiza Xhuvani u diplomua për aktore në “Akademinë e Arteve të Bukura” më 1986, menjëherë pas përfundimit të studimeve të larta ajo bëhet pjesë e Estradës së Sarandës ku punoj pë një periudhe dyvjeçare. Më pas ajo për shkak se spikati prej talentit dhe përkushtimit, emërohet si aktore pranë trupës profesioniste të “Teatrit Kombëtar”.

Ndërkohë që ende vazhdonte studimet për aktore, u angazhua duke interpretuar në produksionin kinematografik “Flutura në kabinën time” rol me të cilin fiton edhe Kupën për “Aktoren më të Mirë” në Festivalin e Filmit të vitit 1985. Menjëherë pas suksesit me rolin e Fluturës ajo interpreton në një tjetër film me titullin “Dhe vjen një ditë” ku sërish arriti të spikas fal talentit të saj ndërkohë që vazhdonte të studionte në vitin e dytë për aktore pranë “AAB”.

Disa nga rolet e saj më të spikatura: “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe filmi “I dashur armik” (2004).

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushtë” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkës, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallëndyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulëbardha” (Nina) të A,P,Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton çmimin për Aktoren më të mirë të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier.

Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME