
Ditën e djeshme, në pyllin e Gështenjave të Reҫit, Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Bashkiak Shkrel, u zhvillua “Dita e Agroturizmit në Parkun Natyror Bashkiak Shkrel”, ku për të dytin vit radhazi merr pjesë dhe AdZM Shkodër me udhërrëfyes dhe harta shtigjesh për guida turistike.
Panairi kishte si qëllim të prezantojë dhe të demonstrojë vlerat agroturistike dhe vlerat e agrobiodiversitetit në këtë zonë dhe në këtë park natyror nëpërmjet organizimit të disa seancave demonstruese dhe vizituese në Pyllin e Gështenjave të Reçit. Produktet bujqësore dhe blegtorale u ekspozuan në vendet e përcaktuara dhe vizitorë nga fshatrat rreth Reçit por dhe të ardhur nga vende të tjera lidhën kontrata biznesi apo blenë produktet vendase.