Categories Kulture

Margariti: “Tre dimrat”, drama që prek çdo ballkanas

“Tre dimrat”, një dramë që prek çdo ballkanas, që ka përjetuar ndryshime të thella sistemesh politike.

Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti për dramën “Tre dimrat”, e vënë në skenë nga regjisorja Rozi Kostani e shfaqur premierë mbrëmjen e djeshme në teatrin e Metropolit.

“Një duartrokitje për regjisoren Rozi Kostani dhe yjet që ndriçuan këtë skenë: Mujo, Xhuvani, Ljarja, Angjeli, Zhusti, Zaharia, Demaj, Morinaj deri te më të rinjtë, që denjësisht dhe emocionalisht ishin përfshirë në këtë shfaqje. Një vepër që lë pas shijen e mirë të nivelit artistik dhe reflektimin për atë çka ndodh në shoqërinë tonë, që ende nuk është çliruar nga pesha e së shkuarës”, tha Margariti, e cila ndoqi dhe duartrokiti lojën e aktorëve në këtë dramë.

“Tre dimrat”, e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Ajo hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.

Ngjarjet e veprës zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin 1898 në Zagreb të Kroacisë. Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet fokusohen në tre dimra, në tri pika të ndryshme të zhvillimit të vendit, në vitin 1945 gjatë krijimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1990 te shpërbërja e saj, e më pas deri në 2011 kur Kroacia e pavarur, aspiron e negocion për t’u bashkuar me BE-në. Ndërkohë që fokusi i shfaqjes është vetëm një shtëpi dhe një familje, në atë shtëpi është shkruar e gjithë historia e fundit e Kroacisë dhe bashkë me të forcat kryesore politike dhe ndryshimet ideologjike që kanë formësuar Evropën moderne.

Shfaqja jepet në datat: 25, 26, 27 shkurt, 3, 4, 5, 6, 24, 25, 26, 26, 31 mars, 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 prill në orën 19:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME