Categories Kulture

Me Agron Dinen, piktorin e famshëm të Vlorës por dhe të gjithë Shqipërisë

Nga Genc Demiraj\ Me Agron Dinen, piktorin e famshëm të Vlorës por dhe të gjithë Shqipërisë, unë takohem shpesh aq sa ja njohim njëri -tjetrit natyrën dhe karakterin…Është një artist me plot kuptimin e fjalës, me vlera të padiskutueshme…Talentin , Gonia, nuk e shfaq vetem në pikturat e tij por edhe në tavolinë…është i paarritshëm…Por sot Agroni ishte i shqetësuar, turfullonte per ecurinë dhe vazhdimësinë e shkollës së pikturës vlonjate…Ish i shqetësuar që emra të shquar dhe piktorë me emër dhe vlera të kësaj shkolle, si Edi Kojani, i heqin nga mësimdhënia e shkollës artistike…për hir të disa absurditeteve burokratike !… Ed Kojani, piktori i brezit të artë i pikturës vlonjate, me dhjetra e dhjetra ekspozita personale kombëtare dhe ndërkombëtare, i vlerësuar nga kritika, opinioni dhe qytetarët e vlorës edhe si protagonist të vitit 2015…nga sot nuk do të jetë më pedagog në shkollë artistike ” Naim Frashëri”, pasi Ministria e Arsimit ka vendosur disa kritere absurde ! Edi ka vjetërsinë në arsim, ka cilësine e mësimdhënies, ka talentin dhe arritjet por ka nje pikë më pak në mesataren e shkollës që ka mbaruar në 1985 sesa një tjetri/e që e ka mbaruar në 1997 dhe që është anonim !!! Këtë shqetsim ka sot, mjeshtri madh Agron Dine, e ha meraku për piktorët dhe shkollën e famshme të ” Pikturës vlonjate” ku dhe vet ai ishte një nga themeluesit… Nga Genc Demiraj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME