Kulture

“Më pe gruan nga këmbët”, rrëfehet Bujar Asqeriu: Si më akuzoi shoku i fëmijërisë se i kisha ngacmuar bashkëshorten pas filmit “Jeta në duart e tjetrit”

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve, por mund të të shndërrojë edhe në një figurë të rrezikshme apo të frikshme.

Aq e madhe është forca sugjestionuese e kinemasë, saqë mund të lërë pasoja në jetët e njerëzve. Kështu ka ndodhur edhe me Bujar Asqeriun, që nga “Njeriu i mirë Telo” u shndërrua në një figurë të frikshme edhe për vetë miqtë e tij. Aktori Bujar Asqeriu ka zbuluar detaje nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.

Në emisionin “Përballë’ në “Digitalb”, Bujar Asqeriu tregoi si nisi karriera e tij në një familje që nuk kishte lidhje me artin dhe se si nisi të spikaste që në vitet e shkollës. Por jeta e Asqeriut nuk do të ishte e thjeshtë.

Ishte vetëm 13 vjeç kur e la e ëma dhe në vit të parë në Institut kur i vdiq i ati. Aktori tregon për traumën që i lanë këto ngjarje dhe si ndikuan në ndjeshmërinë e tij aktoreske. Ai tregon gjithashtu se sa shumë kanë ndikuar rolet e tij në mendimin që të tjerët kishin për të.

Ai ndalet te filmi “Jeta në duart e tjetrit”. Sipas Bujar Asqeriut, një mik i fëmijërisë, pasi ka parë filmin, e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten. Ndërkohë që shton se reagime të shumta kishte dhe nga radhët e intelektualëve të kohës, të cilët i shpreheshin se ai duhej mbajtur larg shtëpive të tyre.

“Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu ne Kinostudio pati pëshpërima, por edhe miqtë e mi, intelektualë, me universitet, me punë të mira, më thoshin: ‘Ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi!’. Po pse u thosha unë? ‘Në asnjë mënyrë! Unë s’të fus në shtëpi’. Ndërkohë që një mik fëmijërie kishte arritur deri aty sa e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar bashkëshorte. ‘Më ke ardhur në shtëpi, më ke parë gruan nga këmbët. Të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora!” NEWSBOMB

TRAUMA FAMILJARE

Unë jam fëmija i dytë i prindërve të mi, jam lindur në 13 gusht të vitit 1956, në Vlorë. Im atë kishte ardhur nga Gjirokastra dhe ishte zhvendosur në Vlorë në moshën 24-vjeçare dhe siç bëheshin atëherë krushqitë, u njoh me nënën time, e cila ishte nga një fshat pranë Vlorës, që quhet Panaja. Babai punonte si shofer, ndërsa ime më nuk punoi në asnjë vend, sepse ne u bëmë 5 fëmijë dhe na shërbente të pestëve.

Them fëmija i dytë, sepse fëmija i parë, që ishte dhe ai djalë, kur ishte 6 muajsh, mamaja më thoshte që në të gdhirë e gjetëm të vdekur. Ai e kishte emrin Bujar dhe kur linda unë pas 3 vjetësh, shkuan në gjendjen civile për të më regjistruar dhe donin të më vinin emrin Drini. Nuk e di, por ai i gjendjes civile i tha që ç’është ky emër lumi; nuk lejohet, nuk bëhet.

Atëherë im atë tha: Do t’i vëmë emrin e vëllait, por ngaqë ai kishte vdekur, nuk më thërrisnin me emrin Bujar, por më thërrisnin me emrin Drini. Kur shkova në klasën e parë, kur më thërriti mësuesja me emrin Bujar Asqeriu, unë i thashë: Po mua më quajnë Drini. Im atë ishte shofer dhe shumë ditë mund të ishte larg shtëpisë. Mbaj mend që ime më ishte një grua e qeshur, kurse babai vinte më i rëndë.

Me mamanë bënim shaka dhe luanim gjithë kohës, ndërkohë që babai ishte i larguar. Kaq hijerëndë ishte babai ndaj nesh, saqë shpesh kur shkonim në kinema me klasën apo me shokët, i thosha mamasë: Thuaji babait të më japë 10 lekë apo 20 lekë dhe të presë një biletë për kinema. Mamaja i thoshte babait se do ikin të shohin në film.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close