Categories Kulture

Media franceze në 1909: Ismail Qemali ka kaluar nga Greqia në Shqipëri 50 mijë pushkë dhe 5 milionë fishekë

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Le Petit Caporal” ka botuar, të shtunën e 15 majit 1909, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përpjekjet e organizimit të një kryengritje në Shqipëri nga Ismail Qemali, asokohe në Athinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vlerësohet këtu se komiteti shqiptar i drejtuar në Athinë nga Ismail Qemal Beu, arriti të fuste në Shqipëri 50.000 pushkë dhe 5 milion fishekë. Pas këtyre lajmeve, Komiteti Bashkim dhe Progres vendosi të hynte në bisedime me shqiptarët, në mënyrë që të shmangte një gjakderdhje e cila mund të ketë pasoja të frikshme për qetësinë e të gjitha vilajeteve evropiane, aktualisht të drejtuara nga krijesat e ish-sulltanit.

Thuhet se deputeti Ismail Qemali, i cili gjendet i strehuar në Athinë, rrezikohet seriozisht nga disa dokumente të zbuluara në Yildiz-Kiosk. Aktualisht, ai është duke u përpjekur të provokojë një kryengritje në Shqipëri. Sipas disa informacioneve të sigurta, qeveria greke ka vendosur të urdhërojë dëbimin e Qemalit nga e gjithë Greqia.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME