Categories Kulture

Melodia unike e sinfonisë zbarkon në Vlorë nën tingujt e Orkestrës Sinfonike “Ibrahim Madhi” !

Melodia unike e sinfonisë, zbarkon në Vlorë nën tingujt e Orkestrës Sinfonike “Ibrahim Madhi” nën drejtimin e Gridi Kraja. Një mbrëmje koncertale në këtë fundgushti mblodhi në Vlorë artistë vlonjat , emra tē njohur jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.

Tenorët e famshëm Josif Gjipali, Kastriot Tushe, soprano Renisa Laçka, violoncelisti Vlorent Xhafa, pianistja Ardita Bufaj , klarinetisti Sokol Toto ,për më shumë se një orë kanë emocionuar publikun e shumtë vlonjat. Efekt pamje për artistët emocionet janë të mëdha pasi të performosh në qytetin ku je lindur e rritur është edhe përgjegjegjësi.

Josif Gjipali -“Është shumë emocionuese, është vecanti sepse kthehesh atje ku je rritur, në  ato marrdhëniet e rinisë apo fëmijërisë, dhe është një përgjegjësi pasi duhet t’u tregosh bashkëqytetarëve te tu që ti e meriton apo jo emrin që ke. Unë në Vlorë kthehem me shumë kënaqësi, por varet dhe si do të jenë propozimet.”

Kastriot Tusha – “Nuk është rastësi sepse unë gjyshen nënën e babait e kam nga Panajaja e Vlirës, kështu që ai gjaku ndikon pak edhe tek unë. Një mbrëmje e mrekullueshme, një publik i mrekullueshëm. U ndjeva jashtë mase mirë. Një publik i mrekullueshëm siç dinë vlonjatët ti presin artistët”

Renisa Laçka- “Në Vlorë është një kënaqësi shumë e veçantë për të qenë dhe kënduar këtu, jam realisht e bekuar që vij shpesh, publiku vlonjat ështe më i ngrohrë dhe me i afert, ndoshta ngaqë jemi vlonjatë por shume i dashur dhe shumë i gjallë.”

Vlorent Xhafa- “Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua, rastësishëm isha me pushime muajin e gushtit dhe më erdhi kjo ftesë mjafte e vecantë për këtë koncert në qendër të qytetit me artistë mjaft të vecantë. Klima është ideale, publiku e priti shumë mirë , shpresoj të ketë aktivitete të tilla edhe në të ardhmen sepse Vlora duhet të jetë një nga qytetet kryesore të kulturës në Shqipëri.”

Një mbrëmje e organizuar nga teatri Petro Marko me mbështetjen e bashkisë Vlorë dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit Dritan Leli i cili shprehet se artistë të tillë nderojnë Vlorën dhe janë nga vlerat e gjalla që ky qytet ka krijuar për të transmetuar artin dhe kulurën.

Dritan Leli -” Edhe pse i sapo dalë nga Covid në një mbrëmje si kjo nuk mund të mungoja. Kastriot Tusha është një nga ata njerëzit e mëdhenj që ka skalitur fort emrin e vet në muzikën shqiptare , por ky  mix personazhesh shumë të rëndësishëm solli këtë koncert.

Për të bashkuar emocionin ne një natë vlonjate, në një natë vlonjate ku unë ndihem shumë krenar që shkëlqen me të gjithë sharmin e vet të jashtëzakonshëm Josif Gjipali, qe është një nga veprat e gjalla që ky qytet ka krijuar për të trasmetuar kulturë, art, zë dhe muzikë, jo vetëm në këtë skenë modeste të Vlorës,  por në skenat më të rëndësishme botërore duke na bërë të ndihemi krenar edhe ne si vlonjat.”

Mbrëmja koncertale u zhvillua në sheshin përpara stadiumit “Flamurtari” dhe është një ndër aktivitet e mëdha të organizuara në kuadër të sezonit turistik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME