Categories Kulture

“Moj, kur unë të vdes si do të këndosh ti”, Irini Qirjako zbulon bisedën e fundit me gazetaren që vdiq nga virusi: Ky Covidi sikur po më merr frymën

Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë nga koronavisuri gazetarja e njohur, Zenepe Luka. Ajo prej disa ditësh ishte e shtruar në një nga spitalet e Covid në Tiranë, ku fatkeqësisht humbi betejën me virusin. Ditën e sotme emisionin “Shqipëria Live” e nisi puntatën me “In Memorial” pikërisht për gazetaren e njohur.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, këngëtarja e njohur Irini Qiriako, u shpreh se kjo “është një dhimbje shumë e madhe. “Tërë natën nuk kam fletë, edhe lotët më janë shterur. Humba një mike të madhe, një mike që nuk do gjej më si ajo. Një gurua heroike, sy patrembur, një grua aq e brishtë dhe aq e dashur”, tha Irini mes lotëve.

Këngëtarja tregoi edhe një moment kur gazetarja e ka pyetur: “Moj Irini, kur unë do të vdes si do të këndosh ti për mua”.

“Unë i thashë se ajo ishte e pavdekshme, por ajo më tha he moj Irini. Unë improvizova diçka dhe ajo u prek dhe lotoi. Paska qenë një parandjenjë e saj. Më e dhimbshme dhe e trishtë është se nuk mund të shkojmë as në varrim për shkak të protokollit të Covid”, tha ajo. Gjithashtu këngëtarja e njohur tregoi edhe bisedën e fundit që ka patur me gazetaren e ndjerë.

“Kam folur me të për herë të fundit kur ishte e sëmurë. Më tha se ishte shumë e sëmurë. ‘Ky Covid sikur po më merr frymën’, më tha. Kjo ishte biseda e fundit, nuk fola më me të. Është një pikëllim i madh.  Më ka dashur pafundësisht, donte të më dëgjonte duke kënduar. Edhe unë e doja pafundësisht. Por ky Covid e mposhti miken tonë të dashur”, tha Irini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME