Categories Kulture

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

“Nomadland” dhe “Borat”, ishin fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, që i gjeti pjesën më të madhe të aktorëve duke komunikuar virtualisht nga shtëpitë e tyre. Filmi “Nomadland”, interpretuar nga Frances McDormand, e cila portretizon një grua të pastrehë duke udhëtuar në Amerikën Perëndimore,  fitoi çmimin “drama më e mirë”.

Ashtu siç pritej, ky ishte viti i grave pasi Chloé Zhao u shpall regjisorja me e mirë, duke u kthyer në gruan e dytë që fiton këtë çmim në historinë e Golden Globes, pas Barbara Streisand më 1983. “Së pari, faleminderit kolegëve të mi të nominuar për filmat tuaj të bukur “, tha Zhao në fjalimin e saj të pranimit virtual. “Jam pa fjalë.”

“Shikoni, Nomadland në thelbin e saj, për mua, është një pelegrinazh përmes pikëllimit dhe shërimit,” tha Zhao. “Pra, për të gjithë ata që kanë kaluar këtë udhëtim të vështirë dhe të bukur në një moment të jetës së tyre, kjo është për ju. “ Filmi Borat, vazhdim i projektit tejet të suksesshëm Borat më 2006, është shpallur filmi më i mirë në kategorinë e komedisë.

“Faleminderit për këtë juri krejtësisht të bardhë hollivudiane”, ka thënë aktori Sacha Baron Cohen teksa ka pranuar çmimin, duke iu referuar ekipit që ka votuar për aktorët dhe filmat, brenda të cilit nuk ka asnjë anëtar me ngjyrë.

Sa u përket kategorive televizive, seriali The Crown ka qenë fitues i madh, duke fituar katër çmime në total. Josh O’Connor dhe Emma Corrin, u shpërblyen për rolet e tyre në serial si Princi Charles dhe Princesha Diana,. “Golden Globes” është ngjarja e parë e madhe filmike, që nis sezonën e ndarjes së çmimeve për aktorë dhe filma, dhe shpesh ky organizim është tregues se edhe për çmimet “Oscar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME