Kulture

Ndahet nga jeta aktori i humorit shqiptar Arben Shaka

Ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar, Arben Shaka.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e 70-vjeçarit i cili ishte i infektuar me Covid dhe nuk ia doli të fitonte dot betejën me virusin famëkeq. Shaka ka luajtur disa role kryesore në kinematografinë shqiptare të asokohe.

Kush ishte Arben Shaka?

Pikënisja e karrierës artistike të Arben Shakës daton në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” për të vijuar me një karrierë gati 30-vjeçare. Ne moshën 17-vjeçare, në vitin 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

Fillimisht Shaka ishte i fokusuar vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e shtyhu atë që përfshihej edhe në botën e cirkut.

Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, një aktore e shkëlqyer karakteri. Në cirk, partneri i tij kryesor ishte Met Selimi, mjeshtër i klounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit.

Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.

Per here te parë merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne vitin 1972 tek “Odiseja e tifozeve”. Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv. Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close