Categories Kulture

Nderi i Shqipërisë. Të gjithë e duan por asnjë nuk e njeh. E dalloni kush është

Atlet i Krishtit, mbrojtës i krishtërimit dhe i Evropës dhe padyshim Heroi ynë kombëtar. Figura e Gjergj Kastriotit, jo vetëm që ka ngritur në piedistal trimërinë arbërore por është vlerësuar nga shumë autorë të huaj.

 Edhe sot 552 vjet nga vdekja e tij, Heroi ynë kombëtar vijon të vlerësohet shumë nga shtetet perendimore, madje edhe në Amerikën e largët.

Gjergj Kastrioti mbrojti për 25 vite trojet shqiptare nga pushtimi turk dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm dukepenguar perandorinë osmane që të shtrihet në kontinentin e vjetër.

Piktura që shikoni më lart, është portreti i Skenderbeut. Padyshim që një pamje të rradhë të tij shumë prej nesh nuk e kishin parë. Ky postim është marrë nga gazetari Roland Qafoku.

Postimi i plotë i Roland Qafokut:

Skënderbeu, Rembrandt dhe Volteri

Kjo është kopje e pikturës orgjinale të portretit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Është kompozuar nga piktori i famshëm hollandez Rembandt Van Rijn. Është një dhuratë shumë e vyer që mua ma ka dhënë Alessandro Castriota në vitin 2004, një nga stërnipat e shumtë të Skënderbeut. Ai më shprehu mirënjohje si kryeredaktor i gazetës “Panorama” që isha në atë kohë pas një interviste shumë interesante që i morëm duke na dhënë detaje që nuk i dinim. Ishte e panjohur për ne gazetarët që piktori, ndër më të famshmit në historinë e pikturës botëroere, të kishte realizuar një portret me pamje dhe veshje të rrallë të heroit tonë. Madje, stërnipi, me profesion mjek, më tregoi që pikërisht kjo pikturë ishte vjedhur dhe ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Dikur ky portret hijeshonte një kala në Napoli që familja Kastrioti ishte pronae e saj si dhuratë të bërë nga Ferdinandi, mbreti i Napolit. Ai nuk e harroi kurrë ndihmën që Skënderbeu i dha në luftë ndaj baronëve që synonin ti zinin vendin pas vdekjes së të atit, mbretit Alfons. Ferdinandi e çmoi aq shumë Skënderbeun tonë sa e thërriste baba dhe përveç kalasë, në shenjë mirënjohje të thelllë, ai i dhuroi edhe territore si Trani dhe San Giovanni Rotondo. Sot, 552 vjet pas vdekjes së heroit tonë, mund të konfirmojmë shumë konkluzione plot vlera për heroin tonë kombëtar, por jo vetëm tonin ama. Për një çerek shekulli, Skënderbeu ynë, jo vetëm e mbajti të lirë këtë vend nga hordhia osmane, por toka arbërore u bë digë e pakëpërcyeshme që kjo hordhi të mos mësynte Evropën.

Një shqiptar dhe një katolik i devotshëm, Skënderbeu vazhdon edhe sot t’i tregojë Shqipërisë dhe kontinetit plakë se ky komb i vogël ka vlera të mëdha. Nuk është rastësi që mjeshtri hollandez u frymëzua aq shumë saqë e ka fiksuar atë në një portret plot hijeshi edhe pse vetë lindi 138 vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Sa e sa piktorë të tjerë e kanë bërë këtë gjë në telajot e tyre.

Opera, buste, vjersha, poema, romane dhe libra studimorë përbëjnë një kolekison të jashtëzakonshëm me rreth 500 vepra artistike me autorë të huaj që kanë krijuar vetëm për Skënderbeun tonë. Unë zgjodha piktorin hollandez Rembrandt për hyrje dhe një thënie të shkrimtarit të madh francez Volter (Voltair )për mbyllje: “Sikur perandorët e Bizantit të kishin qenë si Skënderbeu, perandoria Romake e Lindjes nuk do ishte zhdukur”. Eh sa krenarë na bën nëpër botë Skënderbeu! Tirana Today.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME