Categories Kulture

Në Butrint, me Polifoninë rinore, këngë e valle tradicionale prej shkollave të mesme të qarkut të Vlorës

 

Krejt e veçantë dita e sotme në Parkun Arkeologjik të Butrintit.

Skena e Amfiteatrit të gurtë antik, si asnjëherë më parë u kthye në një skenë me këngë e valle tradicionale nga disa prej shkollave të mesme të qarkut të Vlorës.

Organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit, edicioni i IV i “Gurra Folk Festival” bëri bashkë në Butrint gjashtë shkolla të mesme nga Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Ksamili e Finiqi.

Rreth 200 nxënës, vajza e djem të veshur me kostume popullore tradicionale “pushtuan” me këngë e valle polifonike tempullin e lashtë mijra vjeçar të Butrintit të mahnitshëm.

Skena e mësuar në shekuj me dramat dhe tragjeditë shekspiriane u kthye sot në një mini kala Gjirokastre e ku magjishëm u bënë bashkë e folën me një zë trashëgimia kulturore materiale me atë shpirtërore.

Një demostrim i shkëlqyer i vlerave të trashëgimisë shpirtërore nga të rinjtë shkollarë, falë interesimit dhe punës së stafefe të shkollave të cilët edukimin përmes kulturës e realizojnë përmes dukurive e vlerave të qenësishme kombëtare.

Aktiviteti i sotshëm tregoi edhe një herë se trashëgimia jonë shpirtërore mbetet një vlerë e pa tjetërsueshme por edhe e transmentueshme nga të rinjtë në se bëhet pjesë e kurikulave shkollore por edhe fokus e vizion i institucioneve shtetërore të kulturës.

Butrinti tregoi njëherazi se institucionet përmes bashkëpunimit për realizimin e veprimtarive konkrete realizojnë modele që lënë gjurmë në breza e për breza.

I nderuar të isha pjesë e jurisë së këtij festivali garues së bashku me drejtorin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi dhe drejtoreshën e ZVA Sarandë, Majlinda Mavro.

Për këtë por më shumë për suksesin e këtij aktiviteti mbresëlënës, më duhet të falenderoj e uroj drejtorin e DRTK, Vlorë, Orgest Feimi.Nga Sejmen Gjokoli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME