Kulture

Në mbretërinë e Zogut u ngrit komision për drejtshkrimin e gjuhës shqipe

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Tetor 2019 “Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 tetorit 1935, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me krijimin e një komisioni të posaçëm për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe Tiranë, 5 tetor (Dep. Petit Paris.) Ministria e Arsimit sapo ka formuar një komision të posaçëm për të studiuar mundësinë e unifikimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Kjo iniciativë u prit me shumë simpati nga intelektualët dhe shkrimtarët e vendit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button