Categories Kulture

Në Pilur ku nderohet lufta dhe kënga

15 Gushti 2020 do të mbetet në kujtesën e piluriotëve si dita kur u nderuan si të pa ndara, lufta, historia dhe kënga. Është dita kur Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, pikërisht në qendrën e bukur të këtij fshati ballkon të bregdetit, shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, ka zgjedhur të dekorojë disa prej kapedanëve të luftës e të këngës, bij të fshatit po edhe të krahinës.

Është 100 vjetori i Luftës së Vlorës dhe Presidenti duket se nga Piluri ka nisur turin e një sërë vlerësimesh e dekorimesh për luftëtarë të kësaj epopeje të ndritur, për të vazhduar, siç tha ay, në Kalanë e Tepelenës, në Drashovicë e Vlorë. U shpërndanë dekorime e tituj nderi për disa nga burrat e shquar të asaj kohe, nga Piluri, Bregu i Detit e Labërisa dhe konkretisht : Kolë Mërkuri, Nase Beni, Spiro Jorgo Koleka, Avdul Kuçi, Arif Mëhillaj e Ismail Haki Kuçi.

Por, këtu, këta kapedanë të njëzetës u bënë bashkë me disa prej “kapedanëve” të polifonisë e këngës piluriote ku u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh”, një prej zërave më brilante të polifonisë shqiptare, e shquara e këngës piluriote, Ermioni Mërkuri.

Me modestinë e saj të jashtëzakonshme, në fjalën e saj Ermioni pranoi ta ndajë këtë vlerësim të lartë presidencial me familjen e saj dhe sidomos motrën më të madhe, Katinën, marrësje e këngës monumentale titulluar ” 28 mijë yje”, si dhe atë që seliti grupin dhe këngët e Pilurit, “Nderin e Kombit”, Lefter Çipa. Me titullin” Mjeshtr i Madh” u dekorua edhe drejtuesi i Ansamblit ” Bejkë e bardhë”, krijuesi dhe poeti tjetër piluriot, Kristo Çipa, edhe ky pinjoll i dinastisë së njohur Çipa.

U vlerësua gjithashtu me medaljen “Naim Frashëri”, kthyesi i grupit aktual “Bejkë e Bardhë”, Theodhori Bala, pasardhës i emrit të madh të këngës piluriote, të pa harruarit Qirjako Balla. Mbrëmë sheshi historik i Pilurit nën kurorën e rrapit shekullor të kuvendeve e traditës, jetoi çaste me të vërtet festive e hareje, të mpleksura me histori e këngë polifonie.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME