Kulture

Livadhja, U zhvillua aktiviteti i grupeve popullorë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkia Sarandë, Finiq dhe Delvinë

Dje ne datën 9 mars në qendrën kulturore në Livadhja u zhvillua roundi i parë përzgjedhës i grupeve dhe bartësve popullorë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkia Sarandë, Finiq dhe Delvinë, si pjesë e procesit të përgatitjes për në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.

Komisioni i qarkut Vlorë vlerësoi përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet të rëndësishëm: grupin polifonik “Saranda”, grupin polifonik Zëri i Bilbilit dhe monofoninë e performuar nga Xhelo Beqiri si përfaqësues të bashkisë Sarandë; grupin polifonik “Kaonët” të Delvinës dhe grupin “Shën Kozmai” të bashkisë Finiq.

I gjithë aktiviteti u zhvillua në bazë të kritereve artistike dhe rregullores së krijuar për mbarëvajtjen e të gjithë procesit. Nesër, të premten, datë 10 mars do të performojnë grupet popullore të bashkisë Himarë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close