Categories Kulture

Nga cikli: ” Mjeshtrat tanë” Me mjeshtrin e prodhimit të Cylave Dyjare, Ferjat Bilalaj

Nga cikli: ” Mjeshtrat tanë” Ferjati qe ben dyjare. Me mjeshtrin e prodhimit të Cylave Dyjare, Ferjat Bilalaj. Iventar nuk ka mbajtur, as llogari të veçantë, vetëm di të thotë se numëri pesëqind ka kaluar. Mban mend se të parën e ka realizuar në vitin e largët ’74, kur ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, madje për të i vjen keq që nuk mundi ta ruaj e ta kishte si kujtim. Ndjen keqardhje gjithashtu edhe për një tjetër Dyjare që nuk e ka ruajtur, një punim që bashkëfshatari i tij gumeniciot, Xhevdet Veshi, një tjetër mjeshtër i gdhëndjes së drurit ja pati dhuruar babait të tij. Se duket që nga ay e ka inspirimin, e man mënd kur ishte i vogël e kur i jati, Kajtazi, i binte Dyjares që Xhevdeti i kish dhënë.

Kur bie fjala te të tjerë punues të drurit e më konkretisht te Cylat Dyjare në Labëri, Ferjati nuk kërkon të dalë nga vëndlindja e tij, Gumenica.  Nuk i heq nga goja të dy gumeniciotet e tjerë, e krahas Xhevdetit na flet edhe për Dervish Rexhepin, një tjetër mjeshtër i punimit në dru por, siç na thotë, i ndarë shumë ri nga jeta. Do kish bërë emër të madh – na thotë jo pa dëshpërim.

Duket se në Gumenicë mjeshtëria e punimit në dru ka një trashëgimi të spikatur dhe kjo lidhet edhe me vetë lashtësinë e gjeografinë e këtij vendbanimi por edhe si një fshat me mal e vërri e i njohur edhe për kullota e mera të shumta për blektorinë. Ferjati vetë jetën e ka të lidhur vetëm me mjediset baritore, atë njeh si zanat të parë e të fundit të jetës. Dje me kopetë e kooperativës ndërsa sot me bisnesin e tij familjar në mbarështrimin e dhive tradicionale të zonës. Nga numëri i krerëve duket se ka kope të rëndë, me to është i lidhur bashkë me djemtë. Edhe zilet i ka të rënda, të gjitha zile Janine, një pjesë të dyzinës i mban në shtëpi me raste i var të gjitha në cjeptë përçorë.

Aty pas blegtorisë, në stan apo dhe në kullotë, Ferjati ka edhe “studjon” lëvizëse të punës nga ku marrin udhë mjeshtëritë e duarve të tij në formën e dyjareve, lugëve, furkave të leshit etj. Një tufë biçeqesh të lloj-llojshëm po edhe sqepar e fënyell janë pjesë e “valixhes” së tij të punës. Me to e përpunon drurin e panjës e laton e, më tej, hap pas hapi i jep formën që duhet. Hap birat, shatë janë të gjitha përpara ( sa shtatë notat e pentagramit), ajo e kthimit në pjesën shpinore, ndërsa në krye vendosen dy bilbilat. Nga instrumentat më të lashtë në Labëri, dyjaria bashkë me fyellin, mbeten nga më autentiket pasuri shpirtërore e materiale që vijnë si trashëgimi brezash. Ashtu si edhe Ferjati që mjeshtërinë po ja trashëgon djali i madh Ervini. Ervin Bilalaj ka nisur të realizojë produktet e para artistike por edhe të konsiderohet si një nga të rinjtë që luan në instrumentin popullor të Dyjares, trashëguar nga i jati si punues po edhe interpretues. Gumenicë; 28.10.2020

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME